A mund të më përdori Zoti mua?

Elia ishte një njeri me të njëtat pasionet tona.– Jakobi 5 : 17a

Nuk e di kush e ka thënë, por më pëlqen  shumë kjo thënie: “Ne jemi si ata shkopinjtë e shtrembër me anë të të cilëve Zoti godet në shenjë”. Ndoshta është një version i asaj që ka thënë Martin Luteri: “Perëndia mund të bëjë një vijë të drejtë edhe me një shkop të shtrembër”.

Po ju, a rezononi si unë, me idenë e të qenit një shkop i shtrembër? Jam shumë e vetëdijshme për të metat e mia të shumta. Më duhet të kujtohem vazhdimisht, se Perëndia nuk do të më thërrasë kurrë të bëj diçka pa më dhënë gjithçka që është e nevojshme për atë që Ai kërkon nga unë. Dora e tij në dorën time është çelësi.

A e dini se kë zgjodhi Jezusi si tre përfaqësuesit e Tij kryesorë – burra që do të silleshin përpara guvernatorëve dhe mbretërve në emër të Tij? Ai zgjodhi Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, të cilët nuk ishin as avokatë, as  CEO, as udhëheqës fetarë, por peshkatarë. Jezusi u tha atyre: “mos u shqetësoni se çfarë dhe si do të flisni; sepse në atë çast do t’ju jepet se çfarë duhet të thoni; sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju. ” (Mateu 10:18-20).

 Duke qenë se fuqia e tij hyjnore,” thuhet tek 2 e Pjetrit, ” na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë ” (2 Pjetrit 1:3). Ndjekës të Jezusit, Jezusi ju sheh të mbushur me Frymën e Tij. Ai tashmë ju ka dhënë gjithçka që ju nevojitet për të përmbushur qëllimin për të cilin Ai ju krijoi. Lëreni dorën e Tij t’ju lëvizë, o shkopinj të shtrembër.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI