Mjerim dhe çlirim!

E mbani mend kur ishit fëmijë dhe kishit bërë diçka të gabuar? Ju e dinit që kur të shkonit në shtëpi, do të përballeshit me prindërit dhe do të vuanit pasojat, ndaj edhe keni marrë rrugën më të gjatë për t’u kthyer në shtëpi, duke i tërhequr këmbët zvarrë. Keni qenë të mjerë.

Në fakt, kjo nuk ndodh vetëm kur jeni fëmijë. Kur bëjmë diçka të gabuar që e dimë se nuk e kënaq Perëndinë, ne jemi të mjerë, derisa kthehemi në shtëpi dhe i rregullojmë gjërat me Të.

Davidi i përjetoi të gjitha këto. Për këtë mund të lexoni te Psalmi 32. Ai e dinte që kishte gabuar, dhe për ditë të tëra refuzoi që të merrej me gabimin. Ishte sikur duke mos folur për atë gjë, problemi do të zhdukej vetë. Ai e përshkruan mjerimin e tij me këto fjalë poetike: “Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës.” (Psalmi 32:3-4). Po, të gjithë ne e njohim këtë ndjesi. Është një ndërgjegje e rënduar, dhe një mjerim i vërtetë!

Por falë Zotit nuk është ky fundi i historisë. Davidi vendosi të merrej me gabimin e tij. Ai na thotë: “Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: ‘Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Zotit’, dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim.”. Më në fund çlirim.

Mbase tani ju jeni po aq të mjerë sa Davidi. Ju nuk keni një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë sepse ekziston një çështje e pazgjidhur midis jush, një mëkat që ka vendosur barriera midis jush dhe Atij. Po ju çfarë po prisni? Mjaft i tërhoqët zvarrë këmbët tuaja. Pikërisht tani, ejani në shtëpi te Ati, rrëfejeni mëkatin tuaj dhe merrni faljen dhe restaurimin e Tij, ngushëllimin dhe afrimitetin me Të. Më pas me Davidin edhe ju mund të thoni: “Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbaruar mëkatin! Lum ai të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.” (Psalmi 32:1-2).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI