Jezusi, sakrifica e përsosur!

Tek Levitiku 6:1-8:36, ka një fjalë të rëndësishme; fjala është thjesht “kjo”. Përdoret shpesh në Tevrat në lidhje me aspektin themelor të diçkaje. Për shembull, te Levitiku 6:13 (6:20 Bibla në shqip) lexohet: “Kjo është oferta e Aaronit dhe e bijve të tij…”. Me fjalë të tjera, në këtë pasazh mësohet aspekti parësor i Kohanimit (Priftërinjve). Në të njëjtin varg, kjo ofertë quhet e vazhdueshme. Kjo është e njëjta fjalë që përdoret për sakrificën e përditshme të Tempullit. Dikush do të supozonte se kjo sakrificë duhej të ofrohej çdo ditë nga çdo prift. Për shkak të vështirësisë që mbart kjo sakrificë bëhej vetëm një herë nga prifti me qëllim të inaugurimit të shërbimit të tij. Kohanim shërbente me rotacion dy herë në vit dhe gjatë festave; prandaj ata nuk mund ta ofronin këtë sakrificë çdo ditë.

Në të vërtetë, ishte Kohan HaGadol (Kryeprifti) që e ofroi këtë sakrificë çdo ditë në Tempull. Sipas traditës, Kohanimi i rregullt duhej të mendonte për këtë ofertë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, kur e ofronte Kohan HaGadol. Ky pasazh i referohet Kohan HaGadol në një mënyrë shumë interesante. Në vargun 15 (22 në Biblën në  shqip) ai quhet fjalë për fjalë Kohan HaMashiach (Prifti, i vajosuri).

Mesazhi për ne sot është se duhet të kujtojmë atë që Mesia Yeshua (Jezusi) ka bërë për ne, duke ofruar Veten për ne. Kjo sakrificë është e mjaftueshme përjetësisht. Është shumë domethënëse kur përshkruhet sakrifica që kryeprifti bënte çdo ditë; quhet flijim për mëkatin. Gjuha është më informuese, sepse Tora thotë: “Ky është Ligji i flijimit për mëkatin”.

Edhe një herë, përdorimi i fjalës “kjo” është domethënës, pasi mëson se puna kryesore e Kohanim-ëve ( priftërinjëve) është shlyerja e mëkatit; dhe po ashtu kjo është ajo që Yeshua (Jezusi), Mesia ynë ka bërë për ne.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI