Mishi i huaj në hundë tek fëmijët, si ti japim zgjidhje?!

Mishi i huaj në hunde tek fëmijët është shkaku kryesor i vështirësisë në frymëmarrje. Bëhet fjalë për grumbullim të indit limfoid që gjendet në pjesën e pasme të hundës mbi qiellzën e butë. Adenoidet shfaqen që me lindjen e fëmijës, por nga mosha 2-5 vjeçare mund të rriten me përmasa të mëdha dhe me kalimin e moshës fillojnë të atrofizohen dhe në mosha të mëdha zhduken.
Në shumë raste zmadhimi i tepërt i tyre, bën që të bllokohet pjesa e pasme e hundës dhe si rezultat i kësaj fëmija detyrohet të marri frymë me gojë, të gërhasë dhe të mbajë kokën mbrapsht në mënyrë që ajri të kalojë më lirshëm nga goja. Për të ndarë më detaje rreth kësaj teme, mjekja Anjeza Kuçi në një intervistë për TV7 Albania flet për shqetësimin e shumë prindërve.
“Mishi i huaj në hundë tek fëmijët është një zmadhim që ndodh në pjesën e pasme të hundës. Kemi indin limfoik që në vitet e para të fëmijët zhvillohet në formën e unazës së valdejerit i cili është i përbërë nga bajamet, mishi i huaj tek fëmijët dhe tonsilat ligulae ose bajamet e rrënjës së gjuhës. Këto janë porta e parë pritëse e te gjithë infeksioneve që fëmëija bën që në ditët e parë apo muajt e parë të lindjes. Kjo është arsyeja përse fëmijët sëmuren më shumë nga bajamet sesa të rriturit. Shumë prindër janë të shqetësuar se përse fëmija i tyre gërhet gjatë natës apo fle me gojë hapur. Kjo është një patologji që nis të zhvillohet pas moshës 1 vjeç apo 2. Kemi edhe raste që zhvillohen më herët. Fëmija fle me gojë hapur, gërhet gjatë natës, patologji të tjera janë edhe infeksionet e veshit. Fëmija ka dhimbje fyti (pasi fle me gojë hapur shumicën e kohës) dhe kjo mund të jetë e shoqëruar me zmadhimin e bajameve”.
Mjekja thotë që fëmijët që gërhasin gjatë natës mund të kenë edhe probleme me të dëgjuarin.
“Kemi fëmijë që gërhasin gjatë natës por kanë probleme edhe me të dëgjuarin, kanë dhimbje veshi, dy patologji që i shqetësojnë më së shumti. Duke u ndodhur në pjesën e pasme të hundës, bllokon njëkohësisht edhe kanalin, pra ndodhet në hyrje të tubit të eustakut duke bllokuar njëkohësisht edhe kanalin që lidh hundën dhe veshin, duke shkaktuar si vështërësi në frymëmarrje ashtu edhe otite. Fëmija fillon të ketë probleme edhe me të dëgjuarin. Pra, kemi fëmijë gjatë natës që kanë probleme me të dëgjuarin si dhe dhimbje veshi. Dy patologji që ne na shqetësojnë më shumë. Njëkohësisht, kemi prindër që na vijnë dhe në momentin që duan të vënë aparatin e ortodentësisë, kërkojnë një konsultë tek mjeku orl për të parë nëse nuk ka mish të huaj në hundë. Këto janë fëmijë që shumicën e kohës jo vetëm gjatës natës por edhe gjatë ditës e mbajnë gojën hapur. Duke tentuar të thithin ajër, në shumicën e rasteve ka predispozion që nofulla e sipërme të predominojë përpara. Kjo ndikon edhe në aparatin dentar, në zhvillimin dhe kafshimin që është shumë i rëndësishëm dhe mund të japë probleme më vonë’, sqaron mjekja.
Si duhet të bëhet trajtimi i fëmijës?
Tek fëmija mund të përdoret një solucion me pika ose sprai apo aerosol. Në disa raste mund të bëhet trajtimi me kortizonikë nëpërmjet injeksioneve. Në rastet më të rënda, pra kur masa është tepër e madhe do të kërkohet nga mjeku reduktimi i masës me anën e ndërhyrjes kirurgjikale.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI