“Besimtarët  në kërkim së drejtës dhe drejtësisë”

Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.

Në pjesën e fundit të Haftarahut lexojmë profecinë e njohur për Mesian,

“Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.” Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.” Isaia 9:6-7

Në këtë profeci, emri hebraik për Mesinë (në fakt ka disa emra për Mesinë në këtë pasazh si Këshilltar i Admirueshëm… Princi i Paqes) përmban tetë fjalë hebraike. Sipas numerologjisë biblike, numri tetë pasqyron idetë “risi”, “mbretëri” dhe “shpengim”. Këto ide pasqyrohen qartë në Personin dhe veprën e Mesisë Yeshua-s. Ai erdhi për të na dhënë jetë të re, Ai është e vetmja rrugë për tu bërë pjesë e  Mbretërisë dhe të dyja këto dhurata janë bërë të mundura vetëm nga vepra shpenguese e Jezusit.

Është e rëndësishme të shihet se kjo profeci e Mesisë vjen në kontekstin e një fitoreje mbi armiqtë e Izraelit. Kjo pasqyron gjithashtu atë që do të bëjë Yeshua kur të kthehet për të vendosur Mbretërinë e Tij. Ai do të luftojë me ata që qëndrojnë kundër Mbretërisë së Tij. Sot është shumë e lehtë të shihet se bota po ndryshon dhe po ecën gjithnjë e më tej kundër dy parimeve që kjo profeci thotë se do e karakterizojnë Mbretërinë e Tij: e drejta dhe drejtësia.

Ne, si dishepuj të Mesisë, jemi thirrur të jemi ndërtues të Mbretërisë; domethënë t’i shërbejmë Mesisë duke punuar për të vendosur të drejtën dhe drejtësinë në vendet ku jetojmë dhe punojmë. Me fjalë të tjera, njeriu duhet të hapë sytë dhe të kërkojë situata ku ndodhin padrejtësi dhe të punohet për të ndryshuar këto situata duke vendosur të drejtën dhe drejtësi. Kërkon përfshirje. Shumicën e kohës, ne priremi të preferojmë thjesht t’i injorojmë ose kritikojmë këto gjëra nga distanca. Megjithatë, ndërsa Mesia po vjen të përballet me padrejtësinë dhe pabesinë në botë, Ai dëshiron që ne të bëjmë të njëjtën punë tani. Është e lehtë të thuash, “Kjo nuk është puna ime ose njerëzit do të mendojnë se po ndërhyj”, por duhet të kujtojmë se jemi bijtë e Mbretit që do të trashëgojnë botën. Është puna jonë të qëndrojmë kundër atyre gjërave që cenojnë parimet e Mbretërisë. Të mos përfshihesh dhe thjesht të injorosh këto gjëra është në të vërtetë ajo që dëshiron armiku.

Lëreni zellin e Zotit të punojë në jetën tuaj dhe t’ju bëjë të përfshiheni dhe të jeni kripa e tokës dhe drita e botës.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI