Falenderues në mes të vuajtjes!

Në gjithçka (pavarësisht rrethanave) falenderoni (Perëndinë), sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus (Zbuluesi dhe Ndërmjetësuesi i atij vullneti) për ju. – 1 Thesalonikasve 5:18

Bibla na inkurajon të jemi falenderues gjithmonë. Është e thjeshtë kur Perëndia i përgjigjet lutjeve dhe na nxjerr nga telashet. Por nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Si mund të qëndrojmë falenderues në mes të vuajtjes?

Kemi dy zgjedhje për të bërë. E para është të lavdërojmë Perëndinë pavarësisht se çfarë po ndodh në jetët tona. Një mënyrë tjetër është në mes telasheve dhe vështirësive, mund të ngazëllejmë për dashurinë e vazhdueshme të Perëndisë dhe besnikërinë e tij dhe për gjërat që janë mirë në jetën tonë.

Zgjedhja e dytë është të pyesim “Perëndi, çfarë mund të mësoj nga kjo? Çfarë do që të më mësosh përmes kësaj, që unë të jem më pranë teje dhe të ngazëllej plotësisht në mirësinë tënde?” Nuk janë pyetje të thjeshta dhe përgjigjet janë të vështira për t’u dëgjuar.

Kur kalojmë përmes vështirësive, ndonjëherë mund të kuptojmë vetëm mësimet e rëndësishme në jetën tonë. Falë Perëndisë që kohët e vështira ju drejtojnë në gjëra më të mira.

Në mes të vuajtjes, jepini lavdi Perëndisë dhe besojini t’ju drejtojë në gjëra më të mëdha dhe më të mira.

Lutje

Perëndi, jam falenderues për dashurinë dhe praninë Tënde. Më fal për murmuritjet kur gjërat shkojnë keq dhe më kujto për gjithë gjërat që shkojnë mirë në jetën time. Unë dua të ngazëllej gjithmonë në Ty.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI