Mirësevini në Aventurat në Odise

Filmi vizatimor Aventurat në Odise i dubluar në shqip tashmë ka nisur transmetimin në TV Klan. A jeni kureshtar të mësoni më tepër për këtë prodhim të ri të sjellë nga Radio 7?

Aventurat në Odise prezanton histori të animuara të sjella në jetë nga aktorë që ju bëjnë dhe ju pjesë të kësaj përvoje. Ky serial edukues, i transmetuar në më shumë se 2000 kanale të ndryshme, është krijuar nga një staf profesionistësh, të cilët janë vlerësuar me shumë çmime. Përmes historive ata ndajnë të vërteta të patjetërsueshme.

Fillimet e këtij seriali datojnë në vitin 1987, dhe që prej asaj kohe filmi ka sjellë në jetë përmes argëtimit parimet biblike dhe morale. Karakteret e paharruar të programit, dhe situatat janë krijuar në atë formë që të nxisin imagjinatën e fëmijëve. Ngjarjet zhvillohen në Odise, një qytet i mbushur plot aventura ku fantazia merr jetë. Gjithçka fillon në “Qendrën e Uitit”, një vilë antike e jashtëzakonshme që është kthyer në një dyqan akulloresh dhe pijesh. Themeluesi i kësaj qendre është zbuluesi Xhon Evëri Uitejkër, i njohur me emrin Uit. Ndërkohë që në dyqan Uiti shërben akulloret dhe pijet e tij, një pjesë të mirë të kohës e kalon në anën e pasme të qendrës, së bashku me asistentin e tij inteligjent, Juxhinin, ku punojnë me shpikjet e tyre më të fundit. Megjithatë, gjërat fillojnë të funksionojnë ashtu siç duhet në momentin kur shfaqet Dilan Tejlor, një fëmijë i këndshëm dhe me zemër të madhe, të cilit i pëlqen të përfshihet kudo ku ndodhin gjëra interesante, misterioze dhe emocionuese. Ndërkohë që djaloshi ngatërrestar Dilan nuk lë vend pa shkuar dhe njeri pa ngacmuar, çdo aventurë e tij kthehet në një mësim të mirë dhe të dobishëm për jetën.

Filmi është realizuar në gjuhën shqipe nga një grup aktorësh profesionistë në fushën e dublimit, si Gëzim Rudi, Arben Derhemi, Mirela Naska, Pjerin Vlashi etj. Ne rolin e Dilanit; Jurgen Caka, në rolin e Uitit, Vladimir Saliu dhe në rolin e Juxhinit, Julian Canameti. Pjesë e dublimit kanë qenë dhe fëmijët të cilët janë argëtuar në përvojën e tyre të parë në dublim. Gjatë kohës së prodhimit stafi ka punuar me përkushtim për t’i dhuruar publikut shqiptar një prodhim cilësor.

Prandaj lëreni imagjinatën e lirë dhe bashkohuni me banorët e Odisesë, për aventura frymëzuese dhe argëtuese! Filmi vjen në TV Klan në orën 16:05 për t’ju shoqëruar pasditeve tuaja! Ndiqeni, ndajeni me miqtë dhe shkruajini dhe TV Klan se sa shumë ju pëlqen një film si Aventurat në Odise!

cover 2 aventurat

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. PRSH. JU FALEMINDERIT PER KETE MUNDESI PER TE RRITUR NJOHURITE E FEMIJEVE TANE. NE FAKT PYETJA IME ISHTE…A NUK KA ARDHUR KOHA TE KEMI HISTORI SHQIPETARE TE BESIMIT? BESOJ SE JEMI NE NJE PIKE KU FAMILJET E KRISHTERA SHQIPETARE KANE DICKA PER TE NDARE ME PJESEN TJETER.BESOJ SE NJE HISTORI ME “TABAN TE KRISHTERE SHQIPETAR” DO TE NDIKONTE ME TEPER NE JETEN E FEMIJEVE TANE PASI ESHTE NJE REALITET I PREKSHEM PREJ TYRE CDO DITE. FALEMINDERIT

    1. Pershendetje Eni,
      Te falenderojme per komentin dhe sugjerimin lidhur me programet per femije.
      Dhe ne do te deshironim qe te kishim me shume prodhime shqiptare, por mendoj
      qe kjo do te marre me shume kohe.
      Ne kemi disa programe qe jane me histori shqiptare, por ende dicka per femije.
      Do ta konsiderojme sugjerimin tuaj ne planifikimet tona te ardhshme.
      Gjithe te mirat

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI