Koleksione të çuditshme

Sot në programin “Zgjohu Pozitiv” kemi folur për koleksionet. Koleksionimi është diçka që pothuajse të gjithë e kemi eksperimentuar ndonjëherë. Kemi bërë, për shembull, koleksion pullash, stilolapsash, fotosh e deri te koleksione më të kushtueshme. Por ekzistojnë edhe persona që kanë shije shumë të veçanta dhe me koleksionet e tyre çoroditëse kanë të drejtë të futen në koleksionet më të çuditshme të botës dhe ato që do t’ju prezantojmë janë një shembull i tillë.


Koleksion të tapave metalike

A i keni parasysh tapat metalike që përdoren gjithmonë te pijet e gazuara për të garantuar një hapje më të lehtë të tyre…pikërisht me to, që nga viti 2012, Todd M. ka bërë një koleksion vërtet të madh, gjithsej 22.000.000 copë! Me mbledhjen e tyre, ai ka arritur që të ndërtojë një “katedrale alumini”!^D203D47B7B0C56590C226A896F27A7A0F850EF40BF11F18B0C^pimgpsh_fullsize_distr

Pasioni për bletët dhe për kosheret

Janë të shumtë njerëzit të cilët e duan natyrën. Disa prej tyre madje e tregojnë dashurinë ndaj saj duke krijuar në kopsht, ndonjë “skenar” të ngjashëm me të. Por Terry P. e ka sjellë këtë koncept siç nuk është parë dhe nuk është dëgjuar asnjëherë tjetër. Ky burrë i ka dhënë jetë një koleksioni që shumë prej nesh nuk do të guxonin ta mbanin në shtëpi, duke qenë se bëhet fjalë për bletë dhe për koshere. Në shtëpinë e tij, ai ka më shumë se 100 koshere të mëdha nga e gjithë bota.

Koleksionisti i thonjve të gishtave të këmbëve

Mbase ju duket çmenduri, por ekzistojnë njerëz që koleksionojnë thonjtë e tyre dhe madje ka edhe nga ata që vënë mënjanë vetëm thonjtë e këmbëve. Ky është rasti i Richard G., koleksionistit të thonjve i cili që nga viti 1978 e deri më sot vazhdon me pasion atë që ka nisur 37 vjet më parë.

^8CD778F55676174F5DA69DDA2242ED7813C34C31BECB9C6FF8^pimgpsh_fullsize_distrKartelat “Do not disturb” të hoteleve

Burri i bizneseve Jean-Francois V., si duket gjatë shumë udhëtimeve për punë e ka menduar mirë marrjen “borxh” të një nga shumë kartelat “Do not disturb” që përdoren nëpër hotele. Koleksionin e tyre e filloi në vitin 1985, kur ra në kontakt me një kartelë tepër të veçantë dhe qesharake. Me kalimin e viteve, ai ka koleksionuar më shumë se 11.111 copë të ndryshme nga 189 vende të ndryshme.

 

 

Një koleksion i frikshëm klounësh^C9D5A9FAD0873248004FBBAE5AF899B5DFAFFA85561843A1CA^pimgpsh_fullsize_distr

Klounët shihen si nga fëmijët ashtu edhe të rriturit si diçka argëtuese dhe e pëlqyeshme, edhe pse jo të gjithë e mendojnë në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, një masë e madhe klounësh ndoshta nëpër të gjithë shtëpinë me siguri që do t’ju trembte…imagjinojeni gjatë një stuhie dimri! Por i moshuari gjerman Ortrud K., duket se nuk e ka edhe aq shumë problem përderisa ka marrë edhe një vend në librin Guinness për koleksion të klounëve. Për momentin, ai ka 2000 të tillë, të gjithë të qeshur. Duket se këtë koleksion Ortrud e ka filluar për të lënë alkoolin.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI