Mëngjesi është pjesa më e rëndësishme e ditës. Sapo hap sytë dhe fillon merr ritmin e ditës, përpiqesh që të bësh ato gjëra që janë më të rëndësishme, pa filluar të të shterojnë energjitë. Studioues të ndryshëm kanë dalë në përfundimin se 3 orët e para pas zgjimit nga gjumi janë më prduktivet, ndaj sigurohuni që në këto orë të përfundoni sa më shumë punë.
Ne po ju japim disa sugjerime se çfarë të bëni përpara orës 10 për të pasur një ditë sa më të bukur.
1.Caktoni qëllimin tuaj të përditshëm
Në qetësinë e ditës, para se të filloni të veproni, planifikojeni ditën duke u fokusuar në tre qëllime që dëshironi t’i përmbushni. Bëni këto qëllime prioritete të ditës. Kur e planifikoni ditën me qëllime, keni më shumë gjasë që të ndjeheni më produktiv në fund të saj.
2.Dëgjoni muzikë
Të filloni ditët duke dëgjuar muzikë jo vetëm që do të ju bëjë të zgjoheni më lehtë, por gjithashtu do të ju mbushë me energji pozitive përgjatë gjithë ditës në vazhdim. Një studim i vitit 2013 gjeti se muzika të bën të ndjehesh mirë. Sipas studiuesve, dy përfitimet më të rëndësishme nga dëgjimi i muzikës janë rregullimi i humorit dhe i vetëdijes.
3.Hidratohuni
Trupi juaj zgjohet i dehidratuar, kështu që është e rëndësishme që të pini ujë që në mëngjes sapo të zgjoheni. Ju duhet të pini një gotë ujë menjëherë pas zgjimit dhe të vazhdoni të pini disa gota të tjera edhe gjatë ditës. Kjo do të ju ndihmojë t’i largoni toksinat nga trupi, duke iu lënë të ndjeheni më pak të uritur.
4.Bëni një zgjatje
Është mirë që ta filloni ditën duke bërë disa ushtrime të zgjatjes, pasi kjo do të ju ndihmojë që të zgjoheni plotësisht. Revista amerikane “Sports Medicine” sugjeron të shtoni një sekuencë të ushtrimeve të lehta gjatë mëngjesit.
5.Buzëqeshni
Filloni ditën duke buzëqeshur duke filluar që kur jeni përballë pasqyrës së banjos. Buzëqeshja do të ketë një efekt pozitiv në qëndrimin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien. Buzëqeshja ju bën më të arritshëm dhe ju shfaqë më të besueshëm. Në fakt, Universiteti i Montepellier-it zbuloi se buzëqeshja do të ju bëjë gjithashtu një lider më efektiv.
Mos harroni : Buzeqeshini një të panjohuri. Ndoshta ky mund të jetë gëzimi i tij i vetëm për këtë ditë