Me mbaj mend mua

Darka e fundit është një event i rëndësishëm. Mesazhi i saj është që ne duhet të kujtojmë Jezusin. Perëndia e njeh zemrën e njeriut dhe sa të prirur jemi ne për ta harruar Atë. Nuk është se ne harrojmë se Ai ekziston por e lemë jashtë jetës sonë, e lemë pas duke ndjekur gjëra të tjera. Në këtë kuptim ne e harrojmë Atë. Edhe të Ligji i përtërirë 6:12 shkruhet “ki kujdes të mos harrosh Zotin”. Ky paralajmërim është përsëritur shumë herë përgjatë dhiatës së vjetër dhe Jezusi gjithashtu e përsërit. Ndërkohë që jemi duke menduar për pashkën, ka disa gjëra që Jezusi do që ne t’i mbajmë mend.
1. Kujto që isha një njeri i pamëkatë
Jo vetëm që Jezusi ishte pa mëkat në lindjen dhe natyrën e Tij por ishte pa mëkat edhe gjithë jetën e Tij. Jezusi u arrestua dhe u dënua me vdekje për akuza të rreme të bëra nga dëshmitar të rremë. Edhe në Bibël edhe në historinë laike ne zbulojmë se Jezusi nuk bëri asgjë që meritonte vdekjen. Edhe Juda tha “Mëkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj“. Ndërsa Pilati në anën tjetër tha “Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti” dhe hajduti në kryq, në atë moment tha “ky nuk ka bërë asnjë të keqe“. Ndërsa Jezusi dërgohej për t’u ekzekutuar, guvernatorët romak e deklaruan të pafajshëm. Dhe ata nuk do ta bënin këtë nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë.
2. Kujto që mora vendin tënd.
Si një nga ilustrimet më të qarta është çlirimi i Barabas. Baraba ishte një rebel, një vrasës dhe një hajdut. Ai mund të ishte njeriu që do të vdiste në kryqin e mesit atë ditë nëse nuk do të ishte Jezusi. Rezusi mori vendin e Barabas në kryq, i pafajshmi që vdes për mëkatarin. Ashtu si Baraba qëndronte fajtor përpara guvernantit Romak, secili prej nesh qënron fajtor përpara Perëndisë. Ne të gjithë jemi fajtorë për mëkatet dhe kemi dënimin me vdekje si pagë. Por Perëndia e vendosi gjykimin e cdo njeriu mbi Jezusin. Rezusi mori vendin tonë në kalvar. Sepse ne nuk kishim asnjë mundësi, ne nuk kishim asnjë mundësi në lindjen tonë, asnjë mundësi për të mos qenë mëkatar dhe asnjë mundësi për të mos vdekur. Rezusi erdhi të merrte vendin tënd dhe të të jap një mundësi – ne mund të qëndrojmë në Adamin ose në Krishtin. Mrekullia e gjithë kësaj është – kur Jezusi mori vendin e Barabës, Ai gjithashtu mori edhe fajin e Tij. Baraba u largua si një njeri i lirë, të gjitha akuzat ndaj tij ranë – ai mori një falje të plotë. Kur ne personalisht e pranojmë faktin që Jezusi mori vendin tonë, çdo akuzë mëkati kundër nesh bie, dhe ne ecim të pafajshëm.
3. Mbaj mend që e munda vdekjen
Ëndrra e çdo personi është që në njëfarë mënyre të mundë vdekjen. Rezusi bëri pikërisht këtë, duke qen 100% njeri Ai iu nënshtrua fuqisë së vdekjes, por duke qenë tërësisht Perëndi ai e mundi vdekjen dhe u ringjall në të tretën ditë. Teoria e komës – që thotë se Jezusi nuk vdiq vërtet – nuk mund të qëndrojë. Nëse një person e godasin me një kamxhik 39 herë, e gozhdojnë në kryq, e mbajnë të varur 6 orë në diell, e tejshpojnë me heshtë, e vendosin në një varr pa ajër për 36 orë, ai nuk do të mbijetoj. Asnjë drejtues i ndonjë besimi tjetër në historinë e botës nuk e ka bërë atë që Jezusi bëri. Ata të gjithë jetuan dhe vdiqën. I gjithë besimi varet te ringjallja e Krishtit. Jezusi mundi vdekjen që ne të kemi jetë të përjeshtshme dhe përmes Tij mund ta mundim vdekjen.
4. Mbaj mend se një ditë do të duash që unë të të mbaj mend ty.
Qëllimi i ekzistencës sonë është i përmbledhur në një varg të shkurtër, Heb 9:27 “është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi,”. Siç thuhet këtu ne do të qëndrojmë përpara gjykimit të Perëndisë. Hajduti në kryq kishte një kërkesë të fundit ndaj Jezusit përpara se të vdiste “Më mbaj mend”. Kjo do të jetë edhe kërkesa jonë e fundit përpara gjykimit. Nëse e kujton Jezusin në këtë jetë, Ai do të kujtojë në tjetrën. Nëse jo, fjalët e Tij do të jenë “Largohu prej meje, sepse nuk të njoh.”
Ndaj sidomos në këtë sezon Pashke le të kujtojmë Jezusin, si një njeri të pafajshëm, si ai që mori vendin tonë dhe se ne do të duam që Ai të na mbaj mend ne.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI