6 arsye përse duhet të besosh tek vetja

Disa njerëz thonë se janë burimet, fati, backgraund-i apo lidhjet, ato që krijojnë njerëz të suksesshëm. Ndërkohë që faktori që kontribuon më shumë në arritjen e diçkaje të rëndësishme është vetëbesimi. Pa këtë përbërës shumë të rëndësishëm, nuk ka shumë gjëra që mund të të ndihmojnë. Dallimi më i madh mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve të pasuksesshëm nuk është inteligjenca, apo shanset, apo burimet. Eshtë besimi se mund t’i realizojnë objektivat e tyre.

Për t’u futur në rrugën e suksesit, duhet të kuptosh se mendja jote luan gjithmonë kundër teje. Ajo nuk do t’ia dijë për objektivat e tu të mëdhenj, e vetma gjë që ajo do është që të të mbajë gjallë. Kështu që, ne përjetojmë vonesat, dyshimin tek vetja, mendimet negativë, ankthin e kështu me radhë. Mënyra më e sigurtë për të kapërcyer këto pengesa është të mos i besojmë, dhe të besojmë me të vërtetë tek vetja jonë.

Nick Nëse nuk beson ti tek vetja jote, kush do ta bëjë? Sinqerisht, nëse ti nuk beson që do ia dalësh, atëherë, si do të mund të mendojnë të tjerët? Le të themi që ti do të ndërtosh një biznes të suksesshëm, dhe ke nevojë të bindësh investitorët, që ideja jote ia vlen të financohet me paratë e tyre. Gjëja e parë është që të besosh absolutisht se koncepti yt do të ketë sukses, përndryshe askush nuk do të besojë në të. As ti. Imagjino të jetosh një jetë pa krahë dhe këmbë. Ky është realiteti i Nick Vujicic. Shumë njerëz, përfshirë atë vetë, dyshonin në aftësinë e tij për të bërë një jetë normale. Ai madje u përpoq edhe të vetëvritet. Në momentin që gjeti besimin, kjo ishte pika e kthesës. Tani, Nick jeton një jetë pa kufizime, duke udhëtuar nëpër botë dhe frymëzuar miliona njerëz që të besojnë tek vetja, pavarësisht rrethanave.

Ndërto vetëbesim.

Nëse nuk ke besimin e mjaftueshëm, do të thyhesh menjëherë, sapo të ndeshësh pengesën e parë. Cfarëdo që dëshiron të arrish, do të ketë pangesa të panumërta, që do të vënë në dyshim aftësitë e tua. E vetmja mënyrë për t’i kaluar është që të kesh vetëbesimin e duhur, që mundesh dhe që do ta bësh. Besimi vjen nga brenda, na një besim i thellë në aftësitë e tua.

Afrohu një hap më pranë fitores dhe suksesit.

Ka një objektiv që e ke në mendje prej një kohe të gjatë. Ti e di se cfarë duhet për ta realizuar dhe i njeh shembujt e njerëzve që ia kanë dalë me sukses. Tani që rruga është e qartë, të nevojitet të besosh që edhe ti mundesh, dhe më pas të fillosh të veprosh. Duke krijuar këtë qasje pozitive, ti kupton se ajo që të ndan nga realizimi i objektivit tënd është thjeshtë cështje kohe dhe pune. Ndjesia e të qënurit më pranë objektivit rrit në mënyrë drastike shanset për ta realizuar.

Frymëzo veten për të vepruar.

Sapo sheh që po arrin pranë vijës së finishit, atëherë motivohesh më shumë për të punuar drejt objektivit. Ti e di që është i realizueshëm, kështu që përpiqesh deri sa më në fund mbërrin. Michael Jordani dështoi shumë herë. Sic e pranon dhe ai vetë, ai ka humbur me mijëra goditje në kosh dhe qindra ndeshje. Megjithatë, ai kuptoi se është pjesë e procesit kështu që e përdori si një forcë shtytëse për të punuar edhe më fort. Ai thekson madje se është dështimi që i mundësoi të shkojë drejt sukseseve të mëdha. Qasja e Jordanit është dicka që të gjithë duhet ta huazojnë. Kur dështon herë pas here, duhet të dish që je më pranë triumfit.

Krijo qasjen pozitive që nevojitet për suksesin.

Të jesh negativ dhe të parashikosh skenarin më të keq është gjëja më e kollajtë që mund të bësh, për të mos i realizuar asnjëherë objektivat e tu. Për shkak të vetëbesimit, qasja jote bëhet ajo e duhura. Nuk ka mënyrë për të bindur një njeri që nuk beson, se mund t’ia dalë. E njëjta gjë vlen për të bindur njerëzit me qasje pozitive, që ata munden.

Kupto që dështimi është pjesë e procesit dhe i përkohshëm.

Niklas Hed, bashkë me ekipin e tij të prodhimit të lojërave krijoi 51 lojëra elektronike dhe të gjitha ishin dështime. Megjithatë, kjo u bëri të mundur të ndërtojnë Angry Birds, një aplikacion që dominoi celularët dhe u shndërrua në një fenomen mbarëbotëror. Dështimet e panumërt u duk se ishin celësi i suksesit. Disa mund të mendonin se krijimi i 51 lojërave të pasuksesshme do të thonte që dështimi ishte i pashmangshëm. Por ai rezultoi thjeshtë i përkohshëm. Nëse je duke përjetuar vetëm dështime, mos hiq dorë, ndoshta prova e radhës do të jetë momenti yt i kthesës.

Lëri mendimet negativë të largohen.

Sa herë i ke thënë vetes që nuk mundesh? Mua më ka ndodhur shpesh, dikur. Eshtë shumë e lehtë të gjesh një justifikim që tingëllon i arsyeshëm, përderisa truri ynë “vdes” të arsyetojë. Duke ushqyer trurin me mendime pozitivë dhe pohime vetëbesimi, ti nuk lë vend për mendimet pesimistë. Edhe kur ata vijnë herë pas here, qasja jote me vetëbesim i dëbon menjëherë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI