Disa përvoja ngelin në mendje  gjithë jetën.  Një nga to,  më kujtohet prej fëmijërisë. I ktheva fjalën nënës sime.  Ajo më goditi me shuplakë. Unë  u shtanga, sepse ajo nuk vepronte asnjëherë kështu. Mezi e mbajta veten dhe u largova nga dhoma.

Në mbrëmje, nëna ime erdhi  dhe më  kërkoi falje.  Unë u mrekullova. Kjo nuk kishte ndodhur më parë.  U përqafuam.  Unë nuk harrova kurrë që ajo erdhi dhe më kërkoi ndjesë përulësisht.

A mund të  pranosh gabimin përpara fëmijëve? A e humbasin ata kështu respektin për ty? Jo! Madje kjo do t’i lidhë akoma më shumë pas teje.

Një nënë i bërtiti të birit. Ajo mendoi se ai kishte humbur çelësat e makinës.  Më pas, kuptoi  se i kishte marrë vetë. Ajo foli me të, pranoi se kishte gabuar dhe i kërkoi të falur.  Fëmija nuk u ndie më i fyer. Ai e përqafoi dhe i tha, “Mami, ti më do mua. Unë të fal ty.” Ata qanë të dy me gëzim dhe ndjenë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin.

Bibla thotë, “Duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin,  në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju” ( Kolosianët 3:13)  Mendo  sa ndryshim mund të sjellësh në familjen tënde. Thuaji djalit apo vajzës tënde“ Më vjen keq. Të lutem më fal.” Bëje këtë sot. Largoje krenarinë dhe ktheje dhembjen e zemrës në gëzim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI