Disa përvoja ngelin në mendje gjithë jetën. Një nga to, më kujtohet prej fëmijërisë. I ktheva fjalën nënës sime. Ajo më goditi me shuplakë. Unë u shtanga, sepse ajo nuk vepronte asnjëherë kështu. Mezi e mbajta veten dhe u largova nga dhoma.
Në mbrëmje, nëna ime erdhi dhe më kërkoi falje. Unë u mrekullova. Kjo nuk kishte ndodhur më parë. U përqafuam. Unë nuk harrova kurrë që ajo erdhi dhe më kërkoi ndjesë përulësisht.
A mund të pranosh gabimin përpara fëmijëve? A e humbasin ata kështu respektin për ty? Jo! Madje kjo do t’i lidhë akoma më shumë pas teje.
Një nënë i bërtiti të birit. Ajo mendoi se ai kishte humbur çelësat e makinës. Më pas, kuptoi se i kishte marrë vetë. Ajo foli me të, pranoi se kishte gabuar dhe i kërkoi të falur. Fëmija nuk u ndie më i fyer. Ai e përqafoi dhe i tha, “Mami, ti më do mua. Unë të fal ty.” Ata qanë të dy me gëzim dhe ndjenë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin.
Bibla thotë, “Duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju” ( Kolosianët 3:13) Mendo sa ndryshim mund të sjellësh në familjen tënde. Thuaji djalit apo vajzës tënde“ Më vjen keq. Të lutem më fal.” Bëje këtë sot. Largoje krenarinë dhe ktheje dhembjen e zemrës në gëzim.