Martesa, ku jeni duke gabuar?

Martesa është një çështje e rëndësishme në jetën e secilit. Një numër i madh i librave, revistave dhe burimeve të këshillimit të martesës i dedikohen temës së përgatitjes për martesë dhe përmirësimit të martesës. Në një kërkim të Amazon rezultuan më shumë se 20,000 libra për tejkalimin e problemeve martesore dhe përmirësimin e komunikimit në martesë. Por, shumë çifte të reja hasin disa probleme sapo fillojnë jetën martesore. Disa çifte divorcohen pas 2 ose 3 vitesh pasi martohen, ndërsa të tjerë ndajnë tërë jetën me njëri-tjetrin. Cfarë është koncepti i besëlidhjes?A është martesa një besëlidhje? Cilat janë shtyllat e qëndrueshmërisë të një martese?

Koncepti i besëlidhjes i ka fillesat e veta nëpër gjithë besëlidhjen e vjetër dhe atë të re, duke thurur kështu një qilim dashurie dhe besnikërie të pafund ndërmjet  Perëndisë dhe popullit të tij. Betimet martesore pasqyrojnë të njëjtin përkushtim besnik, shprehjen e një përkushtimi që zgjat tërë jetën midis dy njerëzve dhe Perëndisë.  Fjala hebraike beriyth është përdorur mbi dyqind e tetëdhjetë here në Besëlidhjen e Vjetër dhe  më së shumti është përkthyer “besëlidhje”, pra, “një marrëveshje e detyrueshme për t”u zbatuar”. Në këtë mënyrë, një i krishterë/e krishterë duhet të ketë parasysh që përpara se të ndërmarrë një vendim kaq vendimtar për jetën e tij/saj, që kjo besëlidhje duhet respektuar cdo ditë, në mënyrë që të jetë e efektshme zbatimi i saj. Edhe në Dhjatën e re, fjala greqisht diatheke, e përkthyer “besëlidhje”, tregon një premtim të bërë ndaj një individi. Tek Hebrenjëve 9:15, thuhet se “Krishti është ndërmjetësuesi i Besëlidhjes së re…”. Pra, si mbajtës i kësaj martese,(ti personifikohesh me Krishtin në proceset jetësore), je përgjegjës para Perëndisë për të demonstruar besëlidhjen tënde të dashurisë dhe besueshmërisë ndaj partnerit/partneres.

Perëndia na thotë se martesa ishte projektuar për shoqëri dhe intimitet. Në librin e Zanafillës  thuhet se “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm. Unë do të bëj një ndihmës të përshtatshëm për të ‘… dhe ndërsa ai po flinte, mori një nga brinjët e njeriut dhe e mbylli vendin me mish”. Kjo do të thotë që ne kemi nevojë të mbetemi të mbështjellë nën petkun e këtij rrethi të ngushtë, që na jetëzon. Ndonjëherë ekziston edhe një lloj kontradite midis burrit dhe gruas, se cili duhet të ketë më shumë autoritet. Kjo manifestohet shpeshherë fshehurazi, mes projektimit dhe ndarjes së punëve të secilit. E vërteta është që të dyja palet janë të ndryshëm por të barabartë. “Sepse një burrë është kreu i gruas së tij…e vijon me një tjetër varg(Libri i Pjetrit)… ajo është partneri juaj i barabartë në dhuratën e Perëndisë për jetë të re. Nëse nuk e trajton atë siç duhet, lutjet tuaja nuk do të dëgjohen”. Ka një thirrje të hapur në këtë pasash. Lutja, që është arma më e fuqishme që Zoti na ka dhënë, nuk dëgjohet nësë dikush nuk sillet mirë me gruan e tij në martesë.

Në librin “Seksi dhe Martesa” me autor June Hunt, thuhet se disa nga qëllimet e Perëndisë në martesë është që ju të shijoni parneritetin, kënaqësinë, prindërimin dhe përsosjen në Perëndinë. Hetoni zemrën dhe përditshmërine tuaj, ku ndodheni ju tani. Një pyetje me vend për ju. Ku calon martesa juaj? Çfarë nuk po bëni mirë? Sa jeni duke sakrifikuar dhe a jeni duke u këshilluar me Perëndinë për çështjet tuaja më të rëndësishme?!? Nëse jo, jepini vetes një mundësi të dytë. Komunikoni me Perëndinë, ai i ka të gjithë përgjigjet për ju. Deri atëhere, kujtoni që jo më kot nuk jeni vendosur në familjen që jeni. Nëse për ne si njerëz, zgjedhja e prindërve apo fëmijëve del jashtë aftësive tona, Perëndia ka zgjedhur gruan/burrin dhe fëmijët tuaj. Gëzoni një nga bekimet më të mëdha në jetë…atë të familjes.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI