Arsye për t’u lutur

Përse lutesh? Ndoshta për një nga këto  pesë arsye:

Ti je në gjendje të lutesh.  Mund të lutesh. Të nevojitet të lutesh.  Dëshiron të lutesh. Duhet të lutesh.

Së pari, ti lutesh sepse je në gjendje ta bësh këtë. Zoti ka bërë që mendja jonë të kuptojë se ka një Perëndi në qiell. Truri ynë mund të formulojë fjalë dhe ide, e  të komunikojë me Zotin.

Gjithashtu, lutesh sepse mundesh. Zoti na ka dhënë hyrje në dhomën e fronit.

Bibla thotë, “Le t`i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje” ( Hebrenjtë 4:16)

Lutesh, sepse të nevojitet lutja. Jezusi u tha dishepujve të tij të luteshin vazhdimisht pa u lodhur.  ( Luka 18:1)

Lutesh, sepse kështu dëshiron. Ti ke nevoja që do t’ia thuash Perëndisë. Të pëlqen t’i shprehësh falënderim për bekimet e tua.

Së fundmi, lutesh sepse duhet patjetër të lutesh. Pastor Jim Cymbala  thotë, “ Nëse unë them , “ Duhet të lutem,’ shumë shpejt do më ikë motivimi. Do të duhej të më shtynin për t’u lutur.”

 Nuk është për t’u habitur  që  Perëndia lejon telashe  në jetët tona. Kjo bën që ne të ulemi në gjunjë dhe ta kërkojmë.  Kur ke nevojë për Zotin , nuk rri të mendosh se përse duhet të lutesh.

Ne lutemi sepse jemi në gjendje, sepse  mundemi, sepse kemi nevojë, sepse dëshirojmë dhe sepse duhet të lutemi. Ky është një privilegj i jashtëzakonshëm.  Moisiu u tha njerëzve të Izraelit,

“Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë?” (Ligji i Përt.4:7)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI