Nga:

Lutja e Nelit

Lexo: Luka 6:27-36

Neli buzëqeshi ndërsa ai dhe Besi po ecnin për në shtëpi.

Besi pa vëllanë e tij të vogël dhe e pyeti: “Pse je kaq i gëzuar?”.

Neli buzëqeshi edhe më shumë dhe i tha: “Funksionoi! Pastor Deni tha se ne duhet të lutemi për armiqtë tanë, prandaj unë jam lutur për Roelin që javën e shkuar kur më hodhi nga shilarësi.”.

“Oh… ashtu… epo, sa mirë,” – tha Besi.

Neli shtoi: “Roeli sillet gjithmonë keq; askush nuk e pëlqen atë. Megjithatë, unë jam lutur, dhe sot atij i duhej të shkonte në spital për të hequr apandesitin. Nuk do të vijë në shkollë për një kohë të gjatë!”

“Ç’lidhje ka kjo me lutjet e tua?” – pyeti Besi i habitur.

Neli shpjegoi: “Perëndia e dënoi për të gjitha gjërat e këqija që më ka bërë.” Besi heshti për pak dhe pastaj tha i habitur: “Mos më thuaj që ti i kërkove Perëndisë që Roelit t’i ndodhte diçka e keqe!”.

“Sigurisht që po. Ashtu siç thotë vargu i shkollës të së dielës: ‘Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti.’ Unë i kërkova Perëndisë që të shpaguante Roelin, dhe Ai këtë bëri! Mos mendove se do të lutesha që atij t’i ndodhnin gjëra të mira?”- tregoi Neli.  Miku i tij Besi qeshi dhe iu përgjigj: “Unë nuk mendoj se i ke dëgjuar të gjitha ato që ka thënë pastor Deni në lidhje me lutjen për armiqtë tanë.

Ti duhet t’u bësh mirë armiqve, të sillesh mirë me ta dhe jo t’i urresh. Gjithashtu mendoj se duhet të lutesh për shpëtimin e tyre.”

“Por… por…” murmuriste Neli. “Por mua m’u duk mirë që Derekut t’i ndodhte diçka e keqe në mënyrë që të ndryshonte.”.

Besi i sugjeroi mikut të tij: “Epo, bën mirë të vazhdosh të lutesh për të, dhe këtë javë kërkoji Perëndisë ta ndihmojë atë që të shërohet shpejt. Mirë?”

Neli psherëtiu dhe pranoi këshillën: “Mirë, do të lutem! Por prapë mendoj se do të jetë mirë të mos e kem pranë për disa ditë!”.

Besi buzëqeshi dhe i ra lehtë me grusht krahut të vëllait të tij të vogël duke i thënë: “Ashtu? Epo, mbase kjo është diçka e mirë, do të të japë ty kohë mjaftueshëm për t’u lutur për qëndrimin tënd.”.

A njeh ndonjë që nuk është person i mirë? A do të pëlqente ta shihje t’i ndodhte diçka e keqe? Lutu për atë person, jo kundra tij. Bibla thotë se ti duhet ta duash një njeri të tillë, të jesh i sjellshëm dhe të mos e urresh. Mund të mos jetë e lehtë fillimisht, por pas njëfarë kohe mund të kuptosh se ai që ti ke menduar se është armiku yt, në të vërtetë nuk është dhe aq i keq. Provoje!

Lutu për armiqtë e tu!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI