Një nga zakonet më shkatërrimtare që zë qeniet njerëzore, është njëkohësisht edhe aq i zakontë saqë shumë vetë e mendojnë po aq të natyrshëm, sa edhe frymën që marrin e po aq të padëmshëm sa pulitjen e syve. Ky zakon quhet shqetësim. Shqetësimi është një hajdut, aq i zoti dhe mashtrues saqë viktimat e tij madje as që e dinë që u është vjedhur . . . paqja, koha, energjia mendore dhe mirëqenia emocionale.

Fjala e Perëndisë për  Zemrat e Shqetësuara

A ke nevojë për . . . ?
Ngushëllim
“ZOTI është bariu im, asgjë nuk do të më
mungojë. Ai më çon në kullota me bar të njomë,
më drejton pranë ujërave që të çlodhin. Ai ma
përtërin shpirtin.” (Psalmi 23:1-3)
Vetëbesim
“Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por
force, dashurie dhe urtësie.” (2 Timoteut 1:7)
Hir
“Le t`i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit,
që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të
pasur ndihmë në kohë nevoje.” (Hebrenjve 4:16)
Shpresë
“Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju”,
thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes,
për t`ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.”
(Jeremia 29:11 NIV)
Rimëkëmbje
“Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë
e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi
të keni vuajtur për pak kohë, do t`ju bëjë të
përsosur ai vetë, do t`ju bëjë të patundur, do
t`ju forcojë dhe do t`ju vërë themel.” (1 Pjetrit 5:10)
Kurajo për të qëndruar vetëm
“Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se
Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër
nesh?” (Romakëve 8:31)

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” nje shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë per të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tirane

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI