Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të sëmurët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: “Më lum është të japësh sesa të marrësh!” – Veprat 20:35

Vite më parë unë nuk e kisha idenë sa fuqishëm mund të ndjejmë praninë e Perëndisë kur u japim të tjerëve. Më parë unë isha egoiste, vija veten të parën. Kisha vështirësi dhe përpiqesha vazhdimisht të gjeja lumturi për veten, por gjithmonë e ndjeja veten time të lodhur, të stresuar dhe pa dyshim të palumtur.

Megjithatë, Perëndia më mësoi disa gjëra për lumturinë e vërtetë. Sapo e zbulova që lumturia është prodhim i veprave të mira për njerëzit e tjerë, fillova të përvetësoja këtë stil jetese duke kërkuar qëllimisht mënyra për të ndihmuar të tjerët çdo ditë.

Bibla thotë tek Veprat e Apostujve 20:35: “Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të sëmurët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: ‘Më lum është të japësh sesa të zarrësh!’”. Është e mrekullueshme. Të japësh sjell më tepër lumturi sesa të marrësh? Në dukje nuk ka shumë kuptim. Jetojmë në një botë dhe kulturë që është e dhënë pas të marrit. Sa herë ne shohim njerëz që kanë shumë gjëra dhe mendojmë: “Ata duhet të jenë vërtet të lumtur.”

Por lumturia e vërtetë vjen nga një mënyrë jetese e bazuar te të dhënit të tjerëve. Tani, kjo nuk do të thotë që duhet të japim miliona. Gjithë sa Perëndia kërkon, është që të japim atë që kemi.

Unë asnjëherë nuk dua të bëhem si një person që thotë: “Epo, po bëj mjaftueshëm. Jam kënaqur.” Në të vërtetë, kjo nuk do të më sjellë asnjëherë kënaqësi. Jo, unë dua të ndihmoj sa më shumë njerëz që mundem. Sot, gjeni dikë dhe jepini diçka. Pavarësisht se sa e madhe apo e vogël mund të jetë dhurata apo inkurajimi juaj, jepni aq sa mundeni,
çfarë keni. Përjetoni lumturinë e vërtetë, që vjen nga të dhënit.

Lutje

Perëndi, unë e di që lumturia e vërtetë vjen kur japim dhe jo kur marrim. Unë dua të jetoj një jetë të mbushur me lumturi të vërtetë që vjen nga të harruarit e dëshirave të mia dhe të kërkoj t’u jap atyre rreth meje.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI