Në pjesën e Torahut të kësaj jave, paraqitet një listë e pajisjeve të ndryshme të tabernakullit. Një pajisje  e cila është lidhur me Izraelin, ndoshta më shumë se të tjerat, është Shandani. Sipas një tradite hebraike, shandani përfaqëson ndriçimin. Me fjalë të tjera, Shandani i kujton Izraelit se adhurimi është një përgjigje e njeriut si rezultat i një zbulese nga Zoti. Nga ky këndvështrim mund të nxirret se adhurimi nuk është për ata që nuk e njohin Zotin; përkundrazi, është një përgjigje ndaj zbulesës hyjnore brenda një marrëdhënieje besëlidhjeje me Të.

“…për gjashtë krahët që dalin nga Shandani.” Eksodi 25:35

Asgjë në Shkrim nuk bazohet në rastësi; prandaj duhet bërë pyetja pse Shandani ka gjashtë degë? Në numerologjinë hebraike, numri gjashtë lidhet me hirin. Prandaj njeriu, në shthurjen e tij, nuk ka mundësi t’i drejtohet Zotit i vetëm. Në radhë të parë njeriu ka nevojë për zbulesë. Zoti sovran nuk është i detyruar t’i japë zbulesë njeriut. Kur Zoti na jep një zbulesë, është për shkak të hirit të Tij. Ekzistojnë dy forma të zbulesës: Zbulesa natyrore dhe zbulesa e veçantë. Zbulesa natyrore përfshin gjëra të tilla si krijimi; ndërsa zbulesa e veçantë flet për gjëra të tilla si Shkrimi, dëshmia e një besimtari dhe mrekullitë (të tilla si psh kur Zoti flet drejtpërdrejt në zemrën e dikujt).

Njeriu, i cili është i humbur në mëkatin e tij dhe i lirë nga Zoti, nëse do të merrte një zbulesë, mund të arrijë në përfundimin se Zoti ekziston, se Zoti është një Zot i rregullit dhe se ai është i ndarë nga Zoti. Megjithatë, vetëm me anë të zbulesës së veçantë njeriu mund të bindet për mëkatin dhe të pendohet. Në mënyrë që shpëtimi të jetë si rezultat i një pendese  të tillë, duhet dëgjuar dhe pranuar Ungjilli.

Si duhet kuptuar reagimi i njeriut ndaj Ungjillit? Reagimi i një njeriu ndaj Ungjillit nuk duhet kuptuar kurrësesi si një vepër ose si pjesë e kuptimit të shpëtimit. Perëndia i siguron çdo gjë njeriut që ai të mund të shpëtohet. Kjo do të thotë se kur dikush merr Ungjillin, ky marrës nuk është objekt lavdërimi, përkundrazi vetëm Zoti është i denjë për lavdërim. Sidoqoftë, përgjigja e njeriut është e nevojshme.

Ka nga ata që argumentojnë se edhe përgjigja e njeriut është vepër e Zotit. Sepse Shkrimi thotë,

“Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq …” Gjoni 6:44

 dhe thoshte: “Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im.” Gjoni 6:65

Edhe pse Zoti e mundëson dikë,kjo mundësi nuk e detyron individin deri në atë pikë sa hiri dhe vepra e Perëndisë të jenë të parezistueshme. Kur kemi të bëjmë me çështje teologjike, rreziku është që të theksohen shumë disa vargje, dhe të injorohen disa të tjerë. Të tilla si Zbulesa 3:20,

“Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.”

Është e qartë nga ky varg se ka një ndikim (zbulesë) nga Mesia mbi individin, por është përgjegjësi e marrësit që t’i përgjigjet kësaj zbulese. Fakti që në këtë varg përdoret mënyra nënrenditëse (foljet “duhet të dëgjojë” dhe “duhet të hapë”) tregon elementin e vullnetit të lirë. Gjendja nënrenditëse është gjendja e mundësisë, prandaj ekziston një mundësi reale që atij që i ofrohet zbulesa të dëgjojë (shpesh fjala “dëgjo” në gjuhën biblike mbart me vete kuptimin “të bindesh”) dhe t’i hapë derën Jezusit. Gjendja subjuktive lidhet me “gjendjen në të cilën ai ndodhet”. Prandaj Jezusi i jep individit një premtim i cili është i kushtëzuar nga përgjigja e tij.

Fakti që Zoti është Autori dhe Përfunduesi i besimit tonë nuk do të thotë se njeriu nuk ka asnjë rol në përvojën e shpëtimit. Po, puna e shpëtimit i përket vetëm Perëndisë, por që shpëtimi të ndodhë në jetën e një individi, ai duhet t’i dorëzohet punës së Zotit.

E shoh të  pa bazë në Shkrim që dikush të thotë  se nëse i përgjigjesh hirit të Perëndisë, atëherë shpëtimi bëhet vepër e njeriut dhe varet pjesërisht nga njeriu. Një mëndësi e tillë është si të thuash se dikush që  ka një milion dollarë borxh dhe nuk ka asnjë cent për të larë  borxhin  dhe të pretendojë  se ai ka kontribuar në larjen e borxhit të tij, sepse lejoi që dikush tjetër t’ja paguajë plotësisht.

Si përfundim, kur dikush sheh Shandanin, le të kujtojmë Hirin e Perëndisë që Ai u ofron të gjithë atyre që e dëgjojnë zërin e Tij.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI