Lexo: 1 Korintasve 12:12-26 Toni shtriu krahët, gogësiu dhe e fiku alarmin. Për disa minuta luftoi me veten. Një zë në kokë i thoshte: “Ngrihu. Është ora të shkosh në shkollën e së dielës.” Një zë tjetër i thoshte: “Lëre sot. Shokët e tu nuk do të shkojnë. Fli edhe pak më shumë.” Në fund, zëri i keq fitoi. “Askush nuk do të ma ndjejë ndonjëherë mungesën, ata nuk duan t’ia dinë nëse shkoj apo jo.” murmuriti Toni, ndërsa mbuloi kokën me batanije.
Ditën tjetër, gjatë pushimit të madh, Toni u pengua tenjë trung dhe vrau gishtin e këmbës. Ai rënkoi kur doktori i kontrolloi këmbën “Ooo, më dhemb shumë!” Doktori pohoi me kokë: “Do të të dhembë për disa ditë, por do të shërohet. Duhet kohë.”. Kur Toni shkoi në qendrën tregtare të shtunën me nënën e tij, ai ndeshi mësuesin e tij të shkollës të së dielës. Ndërkohë që nëna paguante gjërat që kishte blerë, Toni dhe xhaxhi Niku biseduan. Ai e pyeti: “Po shoh që po çalon. Ke vrarë këmbën? Kjo është arsyeja përse nuk erdhe në shkollën e së dielës javën e shkuar?”.
Toni iu përgjigj: “Gishtin e këmbës e vrava të hënën. Unë nuk erdha të dielën sepse… po ja… mendova se nuk do ta ndiente njeri mungesën time.”.
Xhaxhi Niku iu përgjigj: “Oh, ta ndjemë mungesën që ç’ke me të. Fëmijët pyetën se mos ishe sëmurë. Ata u lutën për ty.”.
“Vërtet?” pyeti Toni. Xhaxhi Niku u përgjigj:
“Vërtet, kur ti mungon, në klasën tonë ka një boshllëk të madh.”. Ai tregoi me gisht këmbën e Tobit. “Gishti yt i këmbës nuk është shumë i madh, por kur e vrave, vetëm ai dhembi apo dhembi i gjithë trupi?”.
Toni iu përgjigj: “Për nja dy ditë nuk mund të bëja shumë gjëra, babi im tha se jam sjellë sikur të kisha vrarë shpinën.”.
“Domethënë të dhembi i gjithë trupi,” tha xhaxhi Niku me një buzëqeshje. “E njëjta gjë është edhe me të krishterët. Gjithë secili është i rëndësishëm, edhe ai që mendon se është gishti i vogël i këmbës. Kur një anëtar është i lënduar, të gjithë ndihen të lënduar. Ti je i rëndësishëm në klasën tonë, Toni. Mos e harro këtë.”.
Toni qeshi. “Nuk do ta harroj, gishti im i këmbës nuk do të më lejojë ta harroj këtë. Për disa kohë, çdo hap që do të hedh, do të më kujtojë. Shihemi nesër në mëngjes.”.
A njeh dikë që ndihet i parëndësishëm dhe që ka nevojë për inkurajim?
Çdo i krishterë është një gjymtyrë e trupit të Krishtit dhe duhet të ndajë me të tjerët gëzimet dhe hidhërimet. Tregoju atyre kur ke diçka për të cilën dëshiron që ata të luten, dhe pyeti nëse edhe ata kanë diçka për të cilën ti mund të lutesh gjithashtu. Më pas sigurohu që ta bësh këtë. Gëzohu kur të tjerëve iu ndodhin gjëra të mira, dhe po ashtu ndaji eksperiencat e tua.
Gëzohuni me ata që gëzohen dhe qani me ata që qajnë.