Sot në programin Zgjohu Pozitiv kemi folur për kursimet. Eshtë shumë e rëndësishme të kursejmë, por edhe t’i nxisim të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.ë këtë material do të gjeni disa gjëra të rëndësishme që duhet t`i dini për kursimet të cilat mund t’i bëni praktike.
Kursimet na mësojnë t’i përdorim paratë në mënyrë më racionale dhe të ndërgjegjësohemi mbi vlerën e tyre të vërtetë. Kursimi është një zakon shumë i dobishëm, pasi na jep siguri dhe na ndihmon që t’i përballojmë me lehtësi situatat kur kemi nevojë të menjëhershme për para. Me kursime nuk nënkuptojmë vetëm ruajtjen e parave, por njëkohësisht investimin e tyre në një periudhë të nevojshme.
Vendimi më i vështirë dhe më i rëndësishëm që ju duhet për të ardhmen tuaj është që të jeni të bindur se : “Doni të kurseni”.
Kursimet nënkuptojnë ruajtjen e parave dhe investimin e tyre në një periudhë të nevojshme.
Ne duam t’ju japim disa këshilla praktike për kursime.
- Përcaktoni qëllimin e kursimit tuaj
Në këtë mënyrë ju do të motivoni veten për të kursy
- Kontrolloni shpenzimet që bëni
- Zvogëloni kostot e faturave tuaja
- Jini këmbëngulës – pranojini kursimet si detyrimin tuaj mujor
- Kurseni deri në masën sa nuk do ta lini veten keq
- Kursimet tuaja mund t’i filloni që nga shporta juaj e përditshme.
Mënjanoni rutinën e të bërit pazar vetëm në një dyqan të cilin ju e keni më afër. Bëni krahasimet në dyqane dhe do të vëreni se vetëm në gjërat themelore të kuzhinës ju mund t’i kurseni disa lekë.
Kurrë mos u nisni në dyqan pa e përpiluar një listë me gjërat elementare.
Bëhuni më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.
Shfrytëzoni në mënyrë sa më racionale ujin.
Shmangni udhëtimet e shkurtra me makinë.
Gjithkush mund të kursejë, varësisht nga të ardhurat që ka!

