A e sheh veten në të njëjtën mënyrë si të sheh Perëndia? Mënyra si e sheh veten do të ketë ndikim rrënjësor në jetën tënde të përditshme. Ndonjëherë rrethanat apo njerëzit negativë mund të bëjnë të ndihesh keq. Ndoshta një vështrim i gabuar për veten, do të pengojë në atë që Perëndia dëshiron të bëjë në ty dhe përmes teje. Çelesi për një jetë të krishterë të shëndetshme është ta shohësh veten me sytë e Zotit. Tek e fundit, nëse nuk e di se kush je, ti nuk mund të njohësh planin dhe qëllimin e Perëndisë për jetën tënde. A e njeh mirë identitetin tënd të vërtetë si fëmijë i Perëndisë? Ti ke kaq vlerë për Perëndinë, saqë Ai vdiq për ty! Zbulo pasuritë e mëdha të identitetit tënd në këtë libër prej tridhjetë e një meditimesh dhe përjeto ndryshimin emocionues që vjen, vetëm kur e sheh veten me sytë e Zotit.
Rreth June Hunt
June Hunt, është një autore, këngëtare, folëse radiofonike dhe themeluese e shërbesës së këshillimit të njohur në të gjithë botën “Shpresë për zemrën.” Puna që ka bërë gjatë gjithë jetës së saj është një kontribut i çmuar në fushën e këshillimit të krishterë.
Shërbesa ‘Shpresë për Zemrën’, të cilën ajo e themeloi në vitin 1986, ofron shpresë biblike dhe ndihmë praktike, trajnim për çështjet bashkohore në më shumë se 60 vende dhe në 6 kontinente.
Pas shumë vitesh mësimi dhe kërkimi, ajo krijoi kurrikulën e Këshillimit Përmes Biblës, duke trajtuar 100 tema të ndryshme mbështetur në shkrimet e Shenjta. Tema si Martesa, Prindërimi, Zemërimi, Varësitë, Depresioni, Stresi dhe Vetvrasja. Deri më sot ky këshillim ka ndihmuar me miliona njerëz të ndryshojnë mënyrën e të menduarit gjë që do t’i ndihmojë ata të jetojnë një jetë të drejtë.
Që prej vitit 2007, programet e June Hunt kanë ndikuar jetët e qindra mijëra shqiptarëve përmes këshillimit biblik dhe urtësisë së saj në trajtimin e temave delikate. Me qindra dëgjues kanë ndarë me ne dëshmitë se si kanë lejuar Fjalën e Perëndisë t’u ndryshojë jetën. Programe si Çelësi Im kanë qenë ndër më të ndjekurit në Radio 7 duke arritur rekord dëgjueshmërie.
June Hunt ka shkruar libra të panumërt, disa prej të cilëve janë përkthyer në gjuhën shqipe. Si, “Të shohësh veten përmes syve të Perëndisë”, “Seksi & Martesa”, “Puna dhe financat”, “Kultet” dhe libri “Fitore mbi Emocionet”.