Pavarësisht nga lloji i problemit, Perëndia nuk na lë pa shpresë, apo pa ndihmë. Bibla na duhet shumë çdo ditë, ndërsa përballemi me dilemat e vështira të jetës. Brenda këtyre dhjetë kapitujve do të gjeni urtësi frymore dhe këshillim të dhembshur për çështje të rëndësishme, si:

këshillimi paramartesor
martesa
intimiteti
komunikimi
homoseksualizmi
etj.

Udhëzimet në këtë manual i kanë themelet në Shkrime, të cilat, kur përdoren siç duhet, kanë forcë të na nxjerrin nga humnerat e jetës dhe të na drejtojnë në rrugën e lirisë e të përmbushjes së brendshme. Këto të vërteta frymore kanë qenë jetëndryshuese për ata që kanë dëgjuar këshillimin praktik të June Hunt. Nëse po kërkoni përgjigje apo doni të ndihmoni të tjerë, këtu do të gjeni burimin ideal që ta përdorni së bashku me Biblën.

Rreth June Hunt

June Hunt, është një autore, këngëtare, folëse radiofonike dhe themeluese e shërbesës së këshillimit të njohur në të gjithë botën “Shpresë për zemrën.” Puna që ka bërë gjatë gjithë jetës së saj është një kontribut i çmuar në fushën e këshillimit të krishterë.
Shërbesa ‘Shpresë për Zemrën’, të cilën ajo e themeloi në vitin 1986, ofron shpresë biblike dhe ndihmë praktike, trajnim për çështjet bashkohore në më shumë se 60 vende dhe në 6 kontinente.
Pas shumë vitesh mësimi dhe kërkimi, ajo krijoi kurrikulën e Këshillimit Përmes Biblës, duke trajtuar 100 tema të ndryshme mbështetur në shkrimet e Shenjta. Tema si Martesa, Prindërimi, Zemërimi, Varësitë, Depresioni, Stresi dhe Vetvrasja. Deri më sot ky këshillim ka ndihmuar me miliona njerëz të ndryshojnë mënyrën e të menduarit gjë që do t’i ndihmojë ata të jetojnë një jetë të drejtë.
Që prej vitit 2007, programet e June Hunt kanë ndikuar jetët e qindra mijëra shqiptarëve përmes këshillimit biblik dhe urtësisë së saj në trajtimin e temave delikate. Me qindra dëgjues kanë ndarë me ne dëshmitë se si kanë lejuar Fjalën e Perëndisë t’u ndryshojë jetën. Programe si Çelësi Im kanë qenë ndër më të ndjekurit në Radio 7 duke arritur rekord dëgjueshmërie.
June Hunt ka shkruar libra të panumërt, disa prej të cilëve janë përkthyer në gjuhën shqipe. Si, “Të shohësh veten përmes syve të Perëndisë”, “Seksi & Martesa”, “Puna dhe financat”, “Kultet” dhe libri “Fitore mbi Emocionet”.

Publikime të tjera