Libri “ Puna dhe Financat” ofron zgjidhje praktike të mbështetura në të vërtetat e Biblës, për probleme, me të cilat ndeshemi përditë. Brenda faqeve të këtij libri janë dhjetë kapituj, me çështje shumë aktuale si : Punësimi, Vendimmarrja, Sukses në dështim, Menaxhimi i kohës, Qëllimi në jetë, Liria financiare etj. Këshillat praktike në faqet e këtij libri të zbatuara në jetën e përditshme, do t’ju japin një këndvështrim të ri dhe jetë ndryshues, ashtu siç kanë rezultuar për të gjithë ata që kanë qenë nën këshillimin Biblik të autores June Hunt.

Rreth June Hunt

June Hunt, është një autore, këngëtare, folëse radiofonike dhe themeluese e shërbesës së këshillimit të njohur në të gjithë botën “Shpresë për zemrën.” Puna që ka bërë gjatë gjithë jetës së saj është një kontribut i çmuar në fushën e këshillimit të krishterë.
Shërbesa ‘Shpresë për Zemrën’, të cilën ajo e themeloi në vitin 1986, ofron shpresë biblike dhe ndihmë praktike, trajnim për çështjet bashkohore në më shumë se 60 vende dhe në 6 kontinente.
Pas shumë vitesh mësimi dhe kërkimi, ajo krijoi kurrikulën e Këshillimit Përmes Biblës, duke trajtuar 100 tema të ndryshme mbështetur në shkrimet e Shenjta. Tema si Martesa, Prindërimi, Zemërimi, Varësitë, Depresioni, Stresi dhe Vetvrasja. Deri më sot ky këshillim ka ndihmuar me miliona njerëz të ndryshojnë mënyrën e të menduarit gjë që do t’i ndihmojë ata të jetojnë një jetë të drejtë.
Që prej vitit 2007, programet e June Hunt kanë ndikuar jetët e qindra mijëra shqiptarëve përmes këshillimit biblik dhe urtësisë së saj në trajtimin e temave delikate. Me qindra dëgjues kanë ndarë me ne dëshmitë se si kanë lejuar Fjalën e Perëndisë t’u ndryshojë jetën. Programe si Çelësi Im kanë qenë ndër më të ndjekurit në Radio 7 duke arritur rekord dëgjueshmërie.
June Hunt ka shkruar libra të panumërt, disa prej të cilëve janë përkthyer në gjuhën shqipe. Si, “Të shohësh veten përmes syve të Perëndisë”, “Seksi & Martesa”, “Puna dhe financat”, “Kultet” dhe libri “Fitore mbi Emocionet”.