KU DO TA KALONI PERJETESINE?
Shumë njerëz shqetësohen vetëm për atë që ndodh sot, ose ndoshta edhe për disa muaj të ardhshëm. Më e shumta që mund të bëjnë, është të shqetësohen se çfarë do të ndodhë pas daljes në pension. Po në lidhje me jetën pas vdekjes? A jeni për- gatitur për këtë gjë?
Ndonëse një ditë trupi juaj fizik do të vdesë, fryma juaj do të vazhdojë të jetojë në përjetësi. Nëse trupi juaj do të banojë në qiell, apo në ferr, varet nga zgjedhjet që ju keni bërë. Në këtë libër, autorja më e shitur, paraqet planin e Perëndisë për shpëtim, në mënyrë që ju të merrni vendi- min e duhur.
Me dashuri dhe me durim, ajo ju mëson:
Historinë-dhe rëndësinë- e Jezusit.
Se si besimi ndodh në zemër dhe jo në mendje.
Çfarë duhet të besoni për të pranuar Krishtin.
Si ta filloni jetën tuaj të re.
Mos e shtyni më për më vonë! Tani është koha që ju të zbuloni NJË MËNYRË TË RE JETESE!