A jeni të pështjelluar? A po ndodh diçka që nuk po e kuptoni në jetën tuaj? A jeni duke vrarë mendjen përse jeta ka ecur sipas rrjedhës së saj? A jeni duke pyetur Pse o Zot Pse?
Kjo ishte pyetja që dikur torturonte autoren e librave frymëzues më të shitur, Joyce Meyer, derisa ajo kuptoi se pritja për përgjigje i vidhte paqen dhe i plaçkiste gëzimin. Tani edhe ju mund t’i jepni fund pështjellimit dhe t’i sillni përsëri gëzim jetës suaj.