Libri “Më e çmuar se diamantet” zbulon mënyrën se si Perëndia i sheh bijat e tij, dhe kjo është mënyra se si autorja e mirënjohur Darlene Sala dëshiron që ju të shihni veten tuaj. Këto meditime sa nxitëse dhe sfiduese do t’ju inkurajojnë për vlerën që Perëndia vendos tek të gjithë njerëzit, dhe veçanërisht tek gratë. Librat e mëparshëm të DarlenSala janë shitur në miliona kopje. Zbulo dhe ti pse gratë vlerësojnë mesazhin e saj frymëzues në faqet e librit Më e çmuar se diamantet.

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.