Libri më i ri i Dr. Baruch Korman vjen në gjuhën shqipe!
MBRETI QË PO VJEN

Debati në rritje për Mbretërinë e Mijëvjeçarit dhe mbretërimin e ardhshëm të Mesias.
Biseda profetike e ditëve të sotme mbështetet në ato pasazhe të Shkrimit të Shenjtë që flasin rreth përndjekjes, Bishës, dhe Dragonjve, “Vulave”, “Borive” dhe, natyrisht, Anti-Krishtit. Duke pasur kaq shumë në fokus tmerret e pritshme të së ardhmes, përmbushja e planit të Perëndisë për shpengimin dhe rikthimin e Mesia Yeshua kthehet në një mendim pasues. Por shpresa për të cilën është folur përgjatë viteve nuk plotësohet me ngjarjet që çojnë në kthimin e Mesias por me Mbretërinë që do të themelohet me rikthimin e Yeshuas.

Në librin “Mbreti që vjen”, Dr. Baruch Korman shqyrton të gjithë shkrimin e shenjtë për të hedhur dritë mbi këtë polemikë në rritje brenda popullit të Zotit sot, si dhe për të dhënë një tablo të kësaj Mbretërie Mijëvjeçare të ardhshme dhe karakterin e vetë Mbretit që të gjithë historia ka pritur.

Dr. Baruch Korman mban një Doktoraturë të Studimeve Hebraike, i specializuar në Gjuhët Biblike. U shugurua si Mësues Ortodoks në vitin 1998. Bashkë me familjen e tij është shpërngulur në Izrael që në vitin 2002, ku jep mësim në Institutin Zera Abraham dhe po ashtu edhe në Kolegjin Biblik të Izraelit. Programi I tij “Duaje Izraelin” transmetohet cdo jave ne Radio 7 dhe ne TV 7.

Publikime të tjera