Mendja Juaj është Fusha e Betejës.

Shqetësimi, dyshimi, pështjellimi, depresioni, inati dhe ndjenjat e dënimit…të gjitha këto janë sulme ndaj mendjes. Nëse vuani nga mendimet negative, merrni zemër! Joyce Meyer ka ndihmuar miliona njerëz dhe mund t’ju ndihmojë edhe ju t’i fitoni këto beteja kaq të rëndësishme. Në librin e saj me popullor  më të shitur ndonjëherë, autorja dhe shërbestarja e dashur tregon se si të ndryshoni jetën duke ndryshuar mendjen tuaj. Ajo ju mëson se si t’i trajtoni mijëra mendime të përditshme dhe ta përqëndroni mendjen tuaj sipas mënyrës së Perëndisë. Ajo flet për provat, tragjeditë dhe fitoret në martesën, familjen dhe shërbesën e saj që e drejtuan tek e vërteta mahnitëse dhe jetë-transformuese—dhe na zbulon mendimet dhe ndjenjat e saj hap pas hapi.

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.