Libri apo Filmi?

3 Arsye përse libri është më i mirë se filmi


1.Librat i lenë vend imagjinatës.

Askush nuk mund të të mësojë se si të lexosh  një libër. Mësuesit e letërsisë ndoshta mund të të japin sugjerime dhe nëna jote mund të tregojë pjesët e saj të preferuara të librit, porn ë fund mënyra se si e interpreton një libër, ngelet tërësisht personale.  Filmat deri diku janë imponues, pasi të tregojnë se çfarë duhet të mendosh.  Në filma përdoren tinguj dhe efekte vizuale, për të të bërë që të ndjehesh në një mënyrë të caktuar.  Nuk ka asgjë të keqe që të shohësh një film, por ndonjëherë kështu humbet mundësinë që të shprehësh imagjinatën tënde kur preferon që të shohësh filmin në vend që të lexosh një libër.

  1. reading-woman-reading-book-on-train-busLibrat mund t’i marrësh me vete kudo.

Ti mund të lexosh një libër pavarësisht se ku shkon. Nuk ke nevojë për asnjë karikues për librin tënd dhe nuk ke nevojë për një ekran televizioni në të cilin duhet ta shohësh . Mund të udhëtosh lehtësisht bashkë me librat dhe janë gjithmonë një burim i pafundëm argëtimi.

  1. Librat lejojnë që lexuesi të kuptojë më mirë karakteret.

Dialogu i brendshëm  është një pjesë integrale gjatë kohës që lexon një libër.  Me të gjithë atë dije që shpërfaqet në histori, nuk është asnjëherë e vështirë që ta kuptosh se përse personazhet veprojnë kështu  apo se cilat janë motivet e tyre. Shumë prej këtij informacioni humbet në film.  Shumë njerëz shpërqëndrohen nga aktorët e mrekullueshëm dhe efektet speciale fantastike, e kështu  humbin mundësinë të ndjekin me kujdes historinë dhe zhvillimin e karakterit, që është në të vërtetë zemra e historisë.  Në libra nuk kemi të tilla shpërqëndrime, kjo lejon lexuesit që të ndihen sikur ata i njohin personazhet nga afër, në nivel personal.

3 arsye përse filmi është më i mirë se libri


1.Librat jane shume te gjate 

mmDuke qenë se axhendat sot janë vazhdimisht shumë të ngarkuara në këto  ditë që jetojmë, librat mund të kërkojnë javë, muaj, ose ndoshta edhe vite për të lexuar.  Ndërsa koha që kërkojnë filmat është shumë më e kufizuar.  Një film zakonisht shkon tek 1 orë e gjysmë deri maksimumi 3 orë. Ti mund të ulesh për të parë një film menjëherë, e madje edhe mund të bësh ndonjë punë të vogël ndërsa e sheh filmin.  Pra, filmat kërkojnë më pak kohë dhe dedikim.

  1. Librat nuk kanë efekte vizuale.

gandalf_in_the_hobbit_2-t2Filmat të tërheqin pikërisht prej vizualitetit dhe pamjeve të larmishme që kanë. Ka efekte speciale që mund të mahnisin,  dhe ndonjëherë sekuenca aksioni për të cilat mund të mos kesh menduar kurrë.  Shumë prej imagjinatës sonë është  e limituar deri në kufijtë e realitetit, ndërsa filmat që kanë të zhvilluar efektet vizuale, shkojnë përtej kësaj. Gjithashtu muzika dhe tingujtë mund të bëjnë një diferencë gjatë kohës që je duke parë një film. Imagjinoni një skenë në film  ku po luhet një muzikë që të mban në suspancë, kur dikush është duke ecur në një korridor, e gjithë kjo mund ta mbajë audiencën  me zemër në dorë dhe kjo është një ndjesi më  e fortë sesa leximi i të njëjtës skenë në libër.

  1. Të lexosh libra nuk të bën njeri social

shutterstock_129276221.101903Të lexosh një libër është diçka private dhe një akt individual. Është e vërtetë që ndonjëherë mund të lexosh edhe me zë të lartë në prani të fëmijëve të tu, por pjesa më e madhe e njerëzve  dëshirojnë që të rehatohen në një hapësirë ku nuk i shqetëson askush. Ndërkohë që filmat janë një art social.  Pjesa më e madhe e njerëzve i shohin filmat me njerëz të tjerë.  Në vend që të lexosh një libër vetëm dhe pastaj ta diskutosh me një mik, mund të shihni bashkë një film dhe të diskutoni më pas për të.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI