Ani mori diçka nga dollapi dhe ngriti dorën drejt shokut të tij, Erikut. “E mban mend atë pjesën e lojës që humbëm kur luajtëm herën e fundit që ishe këtu?”- pyeti Ani.

Eriku tundi kokën dhe pa objektin. “Prit pak! E paske gjetur! Po, ishte pikërisht këtu,” u përgjigj Ani duke treguar me gisht fundin e dollapit.

Eriku pa vendin që Ani i tregoi dhe thirri: “Uau! Është e çuditshme se si arrite ta gjeje aty! Çfarë rrëmuje! Është shumë më keq sesa dollapi im. E të mendosh që mami im mendon se dollapi im është rrëmujë! Unë mund të të ndihmoj t’i rregullosh gjithë këto gjëra.”.

“Jo. Do t’i rregulloj më vonë,” u përgjigj Ani.

Eriku qeshi dhe e pyeti: “Je i sigurt? Unë mbaj mend rrëmujën që bëmë në kopshtin e pasmë të shtëpisë tënde dy javë më parë. Edhe atëherë thashë se do të të ndihmoja, por ti doje të bëje diçka tjetër dhe the se do ta bëjë më vonë. Por nuk bëre asgjë.”.

Ani i tha: “E di këtë. Babi im u zemërua shumë! Më dënoi për një javë. Ndonjëherë ti më fut në telashe edhe me mamin. Ajo thotë se duhet të jem më shumë si ty. Ti je ai që ajo e quan ‘pastërtor’. Kjo iu shkon më shumë vajzave!”

“Ej! Kujdes me ato që thua!” Eriku bëri sikur u mërzit dhe shtoi duke ngritur supet: “Thjesht nuk më pëlqen të mos e rregulloj një rrëmujë të tillë. Më mirë të kujdesem për gjërat menjëherë, sesa t’i lë për mëvonë.”.

Ani u ngrit dhe tha: “Ndryshova mendje, do t’i bëj mamit surprizë dhe do e rregulloj këtë rrëmujë; ti mund të më ndihmosh.” Kështu, të dy djemtë i vendosën lojërat në vend dhe vunë në radhë objektet, këpucët dhe madje çorapet e palara. Ani tha:

Ja, U kujdesa për atë që zakonisht e lë pas

dore. Tani si thua sikur të kujdesemi edhe për atë që ti lë pas dore?” Eriku pa i menduar. “Unë të thashë; nuk i lë gjërat pas dore.”

Ani u përgjigj i vendosur: “Sigurisht që i lë. Ne kemi folur më parë për Jezusin, dhe madje ti e ke pranuar që bën gabime e që nuk mund të shkosh në parajsë me meritën tënde. Por ti asnjëherë nuk je kujdesur për këtë dhe nuk ke thënë se e beson që Jezusi do të të shpëtojë. Mirë… ty të pëlqen të kujdesesh menjëherë për gjërat, dhe ta pranosh Atë si Shpëtimtarin tënd është gjëja më e rëndësishme për të cilën duhet të kujdesesh. Kështu që, mos e shty më për më vonë.” Eriku nuk dinte çfarë të thoshte:

“Epo, unë… unë… . Mendoj se ke të drejtë, por bëjmë mirë që të flasim prapë për këtë, në rregull?” Ani tundi kokën i gëzuar.

Po ti e ke pranuar Jezusin si Shpëtimtarin tënd? Apo e ke shtyrë për më vonë këtë vendim? Asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo. Mbase do të jetosh gjatë dhe do të kesh mundësi të tjera për të vendosur. Nga ana tjetër, kjo mund të jetë hera e fundit që dëgjon për Jezusin. A nuk do të doje ta pranoje sot Atë si Shpëtimtarin tënd? (Shiko lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri.)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI