Nëse lutemi si Jezusi, do t’i japim përparësi dëshirave të Perëndisë mbi tonat.
Gjysma e parë e lutjes së Zotit është e përqëndruar tek Zoti, kurse në pjesën e dytë, Jezusi trajton nevojën që ne kemi për ushqim, falje dhe mbrojtje të përditshme. Vini re se fjalët e Tij janë të përqëndruara te Ati, i cili është siguruesi i të trejave.
Bukën e përditshme na jep sot. Zoti është burimi i gjithçkaje që na nevojitet – qoftë fizike, materiale, emocionale apo dhe shpirtërore (Filip. 4:19). Sa herë i kërkojmë Atij të sigurojë për nevojat tona bazë, jemi duke pranuar varësinë tonë të plotë ndaj Tij dhe po besojmë në sigurimin e Tij të mjaftueshëm për çdo ditë.
Na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim edhe ne fajtorëve tanë. Kjo pjesë e lutjes ka për qëllim të garantojë që gjithçka është e drejtë jo vetëm mes nesh dhe Atit, por edhe mes nesh dhe njerëzve të tjerë. Meqenëse Zoti i fali mëkatet tona, vullneti i Tij është që edhe ne t’i falim të tjerët.
Mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu. Lutja jonë është që Zoti të na mbrojë nga rënia në tundim dhe ne e nderojmë Atë duke jetuar një jetë me drejtësi.
E gjithë kjo lutje është e përqendruar tek Ati ynë qiellor. Ai na mëson të adhurojmë, të nënshtrohemi dhe të mbështetemi plotësisht tek Ai për çdo lloj nevoje.