Një shtëpi model e ndërtuar prej lutjes!

 Shkruesi i Fjalëve të Urta ka thënë këtë mbi shtëpinë: “Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme. “ ( Fjalët e Urta 24:3-4)

Dhe çfarë janë këto thesare të mrekullueshme e të rralla që duhet të kemi në shtëpitë tona? Mua më pëlqen që të mendoj se janë vlerat e Krishtera thesari që zbukurojnë shtëpitë tona.

Pa tjetër, që të transmetosh vlera të Krishtera kërkon përkushtim dhe para.  Ti mund të thuash, “ Nuk kemi para për pushime të kushtueshme!” Jo, po flas për atë çfarë bëjmë ditë e natë. Eksperienca më ka treguar se problemet me disiplinën, gjithmonë dalin në pah kur ne prindërit jemi të zënë me shumë punë, por kur kalojmë kohë mjaftueshëm me fëmijët ne zgjidhim pjesën më të madhe të problemeve. Të luash bashkë me ta, të hash një drekë apo një darkë vetëm me fëmijën, e madje edhe të bësh pazar me të është e rëndësishme. Asgjë nuk e zëvendëson kohën që ne shpenzojmë me fëmijët tanë.

Gjithashtu nëse dëshirojmë që fëmijët tanë të pranojnë vlerat tona, unë besoj se duhet që të shtojmë një tjetër përbërës të nevojshëm, dashurinë e pakushtëzuar.   Dashuria e pakushtëzuar ndahet midis  aprovimit  dhe pranimit.  A aprovojmë ne gjithçka që bëjnë fëmijë tanë? Jo, sigurisht që jo. Por a duhet ta dinë ata se janë gjithmonë të pranuar prej nesh? Absolutisht po!

Shumë herë dashuria jonë vjen me një kosto shumë  të lartë.  “ Nëse e mban dhomën tënde në rregull, nëse merr nota të mira dhe nëse nuk futesh në telashe e nuk na turpëron- atëherë ne do të dua ty.” Por krahasojeni këtë me dashurinë e Zotit. Tek Romakët 5:8 thuhet, “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”

Prindër, sigurohuni që fëmijët tuaj të dinë se  nuk ka asgjë që ata mund të bëjnë,  që do t’ju ndalojë juve t’i doni ata. Ju mund të zhgënjeheni nga ata. Mund t’ju duhet që t’i disiplinoni e ti lini që të jetojnë me pasojat e zgjedhjeve që kanë bërë. Por sigurohuni që ata të dinë se ju i doni pavarësisht asaj çfarë mund të bëjnë.  Le t’i bëjmë shtëpitë tona si mbretëria e Perëndisë në miniaturë, ku dashuria vjen pa kushte.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI