Le të bëjmë më shumë se sa “Më thuaj nëse të duhet gjë”.

Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.– 1 e Pjetrit 4:10

Të gjithë e kemi thënë dhe e kemi menduar. Por nuk vlen për asgjë.

“Më thuaj nëse të duhet gjë.” Është si thënie standarde që të gjithë e themi kur dikush vuan. Duam që të kujdesemi por nuk dimë çfarë të themi apo të bëjmë më shumë.

Ana dëshironte të mbështeste një miken e saj të lënduar në një mënyrë që do e ndihmonte atë të ndihej më mirë. Ndaj, i dërgoi shoqes së saj një mesazh me disa opsione zgjedhjeje:

” Si je? Doja të të ndihmoja me diçka. Ndaj të lutem më thuaj çfarë do doje që të bëja për ty”, shkruante ajo. ‘1. Të ti mbaj unë fëmijët sot, pas orës 3:30 deri në darkë dhe t’u gatuaj një darkë të shijshme dhe të të dërgoj edhe ty. 2. Të porosis ushqimet e tua të preferuara  (Kjo ofertë vlen për këtë javë dhe javën tjetër.) 3. Do shkoj të bëj Pazar sot, mund të të marr gjithçka që të duhet dhe te ti lë tek dera e shtëpisë pa të bezdisur fare. 4. Mund të lutem për ty dhe të të inkurajoj  dhe nëse nuk dëshiron asnjërën nga këto nuk ka problem.’

Mikja e Anës i dërgoi një foto të letrës higjienike  dhe atë mbasdite ajo gjeti tek dera e saj gjitha ato letra higjenike. Shoqja e saj u shpreh: “Ana më ofroi ndihmë konkrete, pa pasur nevojë që të mendoja se çfarë më nevojitej”.

Shkrimi thotë: ” Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë” (1 Pjetrit 4:10). Të gjithë mund të mendojmë pak më shumë për atë që duhet të japim. Le të bëjmë më shumë se sa “Më thuaj nëse të duhet gjë”.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI