Fjalët e urta 29:18 është ndoshta një nga vargjet më të njohur, por shpeshherë, ai keqkuptohet. Kështu, ky varg thotë: “Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.” Pikërisht pjesa e parë e këtij vargu, është shumë e njohur: “Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar.” Tani, arsyeja përse shpesh keqkuptohet… Përkthime të tjera thonë: “Kur nuk ka një vizion, njerëzit humbasin.” Kështu, shpeshherë njerëzit mendojnë: “Në rregull, thjesht kemi nevojë për një vizion. Na duhet një vizion se ku do të shkojmë në të ardhmen. Nëse nuk kemi një vizion se ku do të shkojmë në të ardhmen, atëherë do të humbasim.”
Po, këtu ka një të vërtetë, por nuk është kjo, ajo që ky varg na mëson. Ajo që ky varg na mëson, është më afër përkthimit që unë përdora, që thotë: “Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar.” Edhe kur shohim përkthime që flasin për vizione, bëhet fjalë për një zbulesë nga Perëndia. Ajo gjë që është e nevojshme, sipas Fjalëve të urta 29:18, nuk është një vizion që ne sajojmë vetë për të ardhmen. E nevojshme është një zbulesë nga Perëndia, Fjala e Perëndisë, profeci nga Perëndia. Ne kemi nevojë që Perëndia të na flasë. Ne duhet të dëgjojmë atë që Ai na thotë dhe kjo na bën që të mos humbasim, që të mos nëhemi të shfrenuar. Kjo është arsyeja përse vazhdon të thotë në pjesën tjetër të vargut: “por lum ai që respekton ligjin.” Lum ai që respekton urdhërimet e Fjalës së Perëndisë, që mëson nga zbulesat e Perëndisë.
Fjalët e urta 29:18 na thonë se kemi nevojë për Fjalën e Perëndisë. Kur lexoj këtë, unë e gjej veten duke u lutur: “Perëndi, kam nevojë për Fjalën Tënde. Perëndi, na ndihmo të dëgjojmë Fjalën tënde. Ne e dimë se, nëse nuk e dëgjojmë Fjalën Tënde, nëse nuk i vëmë veshin Fjalës Tënde, atëherë do të bëhemi të shfrenuar, do të humbasim dhe nuk do të jemi të lumtur. Ne do të humbasim paracaktimin Tënd për ne, nëse nuk dëgjojmë dhe nuk i kushtojmë vëmendje asaj që dëgjojmë.
Kështu, ne lutemi: “Na ndihmo të dëgjojmë Fjalën Tënde.” Është pjesë e qëllimit të këtij programi, që ne vazhdimisht të themi: “Oh, Perëndi, ne kemi nevojë për Fjalën Tënde. Kemi nevojë të dëgjojmë prej Teje. Ne kemi nevojë të lutemi përmes Fjalës Tënde. Në duam t’i bindemi Fjalës Tënde. Ne duam të jetojmë në Fjalën Tënde. Ne duam të flasim për Fjalën Tënde gjatë gjithë kohës. Ne duam të meditojmë mbi Fjalën Tënde. ne duam ta lexojmë Fjalën Tënde përditë. Ne duam ta mësojmë përmendësh Fjalën Tënde, se pse e dimë se kur nuk të dëgjomë Ty, ne humbasim dhe bëhemi të shfrenuar. Ne duam të zvatojmë udhëzimet e Tua në jetën tonë dhe besojmë se kur i zbatojmë ato, kur dëgjojmë Fjalën Tënde, kur i kushtojmë vëmendje Fjalës Tënde, do të jemi të lumtur në Fjalën Tënde. Ne të falenderojmë për Fjalën Tënde, o Perëndi dhe lutemi që të na ndihmosh ta dëgjojmë dhe t’i kushtojmë vëmendje Asaj. Në emër të Jezusit, Amen.