Ulje ngritjet në vetëbesim?

Sepse, nëpërmjet hirit që më është dhënë, i them secilit që është mes jush të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë, por të mendojë në mënyrë të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit. (Romakëve 12:3)

“Harrojeni vetëvlerësimin dhe përqendrohuni më shumë në vetëkontrollin dhe disiplinën.” A jeni dakord me këtë këshillë? Sinqerisht, njeriu që e ka thënë këtë me shumë gjasa para 10 apo pesë vitesh do ta kishte kundërshtuar. Po kush e ka thënë këtë? Profesor Roy Baumeister, psikologu dhe autori i cili drejton departamentin e psikologjisë në Florida State University.

Por si ndryshoi mendim Baumeister? Nëse do ta kishit pyetur për rëndësinë e vetëvlerësimit para disa vitesh, ai do t’iu kishte thënë se mungesa e vetëvlerësimit qëndron në thelb të të gjitha vuajtjeve, dështimeve dhe të këqijave të njerëzimit. Ai thotë se kur ai filloi kërkimet e tij në 1973, të gjithë psikologët ishin të bindur se nëse njerëzit do ta donin dhe do ta pranonin veten më shumë, problemet e tyre do të pakësoheshin dhe jetët e tyre do të lulëzonin. Madje ata do ta trajtonin më mirë edhe njëri-tjetrin.

Sigurisht, kjo doktrinë u pranua për gati një brez. Në një artikull të publikuar nga Dr. Baumeister të titulluar, “Ulje ngritjet në vetëvlerësim,” ai shkroi: “Shumë miliona dollarë dhe një brez më vonë, del se ndoshta mund ta kemi pasur gabim.” Atij së bashku me disa autoritete të tjera të njohura u është kërkuar të punojnë me një sasi të madhe studimesh të publikuara në lidhje me vetëvlerësimin dhe sjelljen njerëzore. Kjo rezultoi në një lloj evolucioni nga njëra anë e çështjes në tjetrën dhe kur ai bëri këtë ndryshim, ai filloi ta shihte të keqen në një këndvështrim të ri, diçka që nuk mund të çrrënjoset duke u thënë njerëzve se duhet të ndihen më mirë me veten e tyre.

“Këto janë disa nga gjetjet tona zhgënjyese,” shkroi ai. “Vetëvlerësimi i lartë tek fëmijët në shkollë nuk jep nota më të mira. Vetëvlerësimi nuk i bën të rriturit ta bëjnë më mirë punën e tyre. Sigurisht, njerëzit me vetëvlerësim të lartë e vlerësojnë më shumë performancën e tyre, madje edhe deklarojnë se janë më të zgjuar dhe më tërheqës se bashkëmoshatarët e tyre me vetëvlerësim të ulët, por as testet objektive apo vlerësuesit e drejtë nuk mund të zbulojnë asnjë ndryshim në cilësinë e punës së tyre.

Ai gjithashtu zbuloi se mungesa e vetëvlerësimit nuk është shkaku kryesor i bullizmit ose dhunës në banda, apo sjelljeve kriminale në përgjithësi. T’i thuash kriminelëve se janë të mrekullueshëm dhe se kanë potencial nuk e ndryshon jetën e tyre. Ai zbuloi se vetëvlerësimi i lartë nuk i ndalon të rinjtë të tradhtojnë, të marrin drogë, ose të eksperimentojnë me marrëdhëniet seksuale. Madje, fëmijët me vetëvlerësim të lartë i bëjnë këto gjëra në një moshë më të vogël se bashkëmoshatarët e tyre me vetëvlerësim të ulët. Duke u thënë studentëve të punojnë më shumë dhe të studiojnë më shumë, ndihmon më shumë në rritjen e notave sesa përpjekjet për t’i rritur vetëvlerësimin.

Duke e përmbyllur artikullin, Dr. Baumeister shkroi: “Pas gjithë këtyre viteve, më vjen keq të them, rekomandimi im është ky: “Harrojeni vetëvlerësimin dhe përqendrohuni më shumë në vetëkontroll dhe disiplinë.”

Ja pra! Jeni të habitur? Shumë njerëz ishin. Shumë njerëz nuk ishin. Midis atyre që nuk ishin të habitur ishin ata të cilët kuptojnë diçka nga natyra e vjetër e njeriut dhe sesi Perëndia i sheh njerëzit e pa rilindur dhe pa themel shpirtëror. Ta shohim veten ashtu si Zoti na sheh, është një çështje dy anë-she. Ndërsa dënon natyrën mëkatare të njeriut, Ai e pa racën njerëzore si të denjë për shpengim, ndaj Ai dërgoi Birin e Tij për të na treguar rrugën për në parajsë.

Pali shkroi se nuk duhet të “mendojmë për veten më lart nga sa duhet të mendojmë,” duke na treguar se askush nuk është aq i mirë sa për të ardhur në praninë e Tij po të mos ishte për atë që bëri Jezusi.

Simpatia dhe lavdërimi për një fëmijë të padisiplinuar nuk do ta kryejnë kurrë atë që kryen disiplina së bashku me dashurinë dhe motivimin. Harrojeni vetëvlerësimin dhe përqendrohuni në disa koncepte të vjetra si puna, disiplina, vetëkontrolli dhe integriteti.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI