Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit. Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh”.- Psalmi 50:14-15
Ata thjesht qëndruan aty, absolutisht të tmerruar. Mbreti, burrat, gratë e tyre dhe fëmijët e Judës qëndruan përpara Perëndisë dhe i klithën për shpëtim. Historia gjendet në librin e dytë të Kronikave. Një ushtri e madhe ishte nisur drejt tyre për ti sulmuar dhe nuk kishin ndonjë mundësi të fitonin. Ndaj iu lutën Zotit për drejtim. “Sepse ne jemi pa forcë përpara kësaj shumice të madhe që vjen kundër nesh; nuk dimë çfarë të bëjmë, por sytë tona janë drejtuar te ti”, u lutën të gjithë.
Më lejoni t’iu pyes: Çfarë bëni kur jeni në telashe dhe nuk e keni idenë se çfarë të bëni? A ju ka sulmuar ndonjë person nga i cili nuk mund të mbroheni? Normalisht do të frikësoheshim!
Por Fryma e Perëndisë u tha atyre: “Mos kini frikë, mos u tronditni për shkak të kësaj shumice të madhe, sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.” (2 Kronikave 20:15). Pasi adhuruan mbreti i drejtoi burrat drejt frontit duke kënduar dhe lavdëruar Zotin, për shkëlqimin e shenjtërisë së Tij ndërsa marshonin drejt betejës. Kur ata filluan të këndojnë dhe të lavdërojnë, Zoti ngriti pritë kundër sulmuesve të tyre dhe pësuan humbje.
Gjetën guxim kur i fiksuan sytë tek Zoti dhe zgjodhën të lavdëronin Perëndinë për dashurinë e Tij të qëndrueshme. Edhe ju mund të keni këtë lloj guximi, në telashe. Mbajini sytë tek Ai dhe zgjidhni të lavdëroni sot!