Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë. – Mateu 7 :11
Jezusi mund të kishte qenë atje. Ai mund të kishte ardhur dhe të bënte një mrekulli! Sepse Jezusi mund të bëjë gjithçka, madje të shërojë dhe trupat e sëmurë dhe miqësitë e prishura.
Në ungjillin e Gjonit, dy motra prisnin që Jezusi të vinte dhe të shëronte vëllanë e tyre të sëmurë rëndë. Të tre ishin miq të Jezusit, ndaj i dërguan fjalë Atij, duke i kërkuar që të vinte me fuqinë e Tij.
Por Jezusi nuk erdhi në kohë dhe Llazari vdiq. “Zot,” i tha secila nga motrat Jezusit kur më në fund ai mbërriti pas katër ditësh, “po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur” (Gjoni 11:21). Ato e dinin se Jezusi i donte dhe se dashuria bënte të mira. E dinin gjithashtu se Jezusi bënte mrekullira dhe e prisnin një të tillë.
Dy motrat donin aq shumë që vëllai i tyre të shërohej, por Jezusi kishte në mendje ta ringjallte. Jezusi nuk donte të shëronte vetëm trupin tokësor të Llazarit. Ai e ringjalli trupin e Llazarit, por dëshira e tij e vërtetë ishte t’i jepte jetë të përjetshme Lazarit. “Unë jam ringjallja dhe jeta.” u tha Ai motrave dhe po ta thotë edhe ty. “Ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë, do të jetojë” (Gjoni 11:25) “Unë kam ardhur të jap jetë” (Gjoni 10:10).
Ndoshta edhe ju i keni kërkuar Jezusit shërim, qoftë për trupin e sëmurë të të dashurve tuaj apo për shërimin e ndonjë miqësie të prishur dhe të pa shpresë. Shërimi është një e mirë e përkohshme, por ringjallja zgjat përgjithmonë. Jezusi mund t’i përgjigjet lutjes tuaj për shërim që në këtë moment. Por Ai dëshiron t’ju ofrojë diçka më të mirë—një ringjallje, që zgjat përgjithmonë.