Zot i hirshëm,
Ne që jemi të shëndetshëm le të kujtojmë jetët e atyrë që janë në rrezik. Ne që nuk kemi rreziqe që na kanosen le të kujtojmë ata që janë më të cënuar. Ne që kemi luksin të punojmë nga shtëpia le të kujtojmë ata që duhet të zgjedhin mes kujdesit për shëndetin dhe shlyerjes së qirasë. Ne që kemi mundësinë të kujdesemi për fëmijët kur shkolla e tyre është mbyllur le të kujtojmë ata që nuk e kanë këtë mundësi. Ne që kemi anuluar udhëtimet tona le të kujtojmë ata që nuk kanë se ku të fusin kokën. Ne që po humbasim kursimet në këtë tronditje ekonomike të tregut, le të kujtojmë ata që nuk kanë asnjë kursim. Ne që e kemi kthyer shtëpinë në karantinë le të kujtojmë ata që nuk kanë shtëpi. Gjatë kësaj kohe kur nuk mund të përqafohemi, le të gjejmë mënyra për të qenë pëqafimi i ngrohtë i Perëndisë për të afërmin tonë.
Amen”
Shqipëria nuk është në ditët e saj më të mira. As pjesa tjetër e botës. I gjithë fokusi është zhvendosur tek shëndeti dhe tek të qëndruarit në shtëpi. Por teksa një pjesë e jona ekperimentojmë me receta dhe gatuajmë ushqime që të kënaqin shpirtin, një pjesë tjetër e familjeve nuk kanë me se t’i eksperimentojnë recetat.
Por lajmi i mirë është se pavarësisht rrezikut që ekziston nëse del jashtë e komunikon me njerëz të ndryshëm, ka nga ata që e kanë ndërmarrë këtë rrezik dhe jo për një përfitim personal. Kisha dhe organizata të ndryshme kanë qenë duke shpërndarë ushqime dhe produkte të tjera bazë për familjet në nevojë.
Më poshtë do të sjellim disa shembuj, dhe e gjithë kjo për të inkurajuar njëri – tjetrin që të japim edhe kur dhemb.
Food Bank Albania
Në mes të krizës globale të shëndetit dhe pandemisë Covid-19, Food Bank Albania vazhdon punën e saj në zonat më të goditura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Nuk është një punë e lehtë, një punë e cila kërkon jo vetëm dedikimin e vullnetarëve tanë por edhe sigurinë e jetës së tyre dhe të njerëzve të cilëve iu shërbejnë në një situatë botërore shumë të ndërlikuar.
Kisha e Nazaretasit Tiranë
Kisha e Nazaretasit Tiranë ka zgjedhur që t’u vij në ndihmë njerëzve të komunitetit. Pjestarë nga kisha kanë vizituar disa prej familjeve të Kombinatit. Përveç pakove ushqimore që kishin përgatitur për ta, u kujtuan atyre që Zoti na do dhe Ai nuk na braktis. “Zoti i cili ka siguruar për ne, është duke na treguar që Kombinati nuk është vetëm. Ai është me ne!”
Kisha Ungjillore e Korçës, Pogradecit dhe Maliqit
Kisha Ungjillore e Korçës, Pogradecit dhe Maliqit me mbështetjen e bashkive respektive kanë bërë të mundur shpërndarjen e 350 pakove ushqimore për njerëzit në nevojë në këtë kohë të vështirë që Shqipëria po kalon me Covid 19. Juglindja do të jetë për rreth 40 orë në izolim duke respektuar kështu urdhrat qeveritare për të qëndruar në shtëpi ndaj e qëllimi tejet human i ka ardhur në ndihmë qytetarëve duke u plotësuar kështu me ushqimet më të domosdoshme për ditët në vijim. “Do të jemi përkrah pushtetit lokal dhe atij qëndror deri në fitimin e kësaj lufte” – thotë Ian Loring, president i Fondacionit Kenedi, pastor i kishës ungjillore Korçë për Zanafilla.
Pogradec (Kalivaç)
Pastor Erion Cuni ka postuar një video në rrjetet sociale duke informuar për shpëndarjen e më shumë se 100 pako me ushqime, duke bekuar kështu më shumë se 80 familje, falenderimi i të cilëve lexohej edhe në sy. Është hiri i Zotit që mund të sigurohet për këto familje.
Alo Mik
Po ashtu Fondacioni Alo Mik ka vendosur që me shumë përkushtim dhe dashuri të shpërndarjë ushqime për familjet në nevojë.
Kisha Dyert e Hapura
Në bashkëpunim me bashkinë Pogradec dhe nën moton “Duaje të Afërmin tënd porsi Vetveten”, Kisha Dyert e Hapura vazhdon të jetë ditë pas dite, pranë familjeve në nevojë, në këto ditë të vështira e të pazakonta për shumëkënd. Ata e konsiderojnë këtë një mundësi të qenit pranë këtyre.
Kisha e Nazaretasit Kolonjë
30 familje janë bekuar nga dhurimet në këto ditë të vështira. Çdo dhurim dhe lutje është e cmuar.
Nuk është një detyrim, as barrë, është një mundësi për të kuptuar se çdo të thotë të duash të afërmin si veten. Ndjehu i lirë dhe gjej kënaqësinë në të dhuruarit për komunietin tënd, në këtë periudhë.