Ti po bën një kryevepër

Ti formon shpirtin brenda meje

Ti lëviz aty ku unë nuk mund të shikoj

Dhe gjithcka unë jam është në duart e tua

Ti po më heq mënjanë

Si të ishte plani yt prej fillimit

Për të përfunduar kryeveprën tënde

Ti po bën një kryevepër…”

Hiti më i ri i adhurimit nga Danny Gokey ‘Masterpiece’ në vargjet e saj flet për paqen dhe besimin kushtuar zemrës së thyer. Kënga na kujton të besojmë krijuesin tonë në mes të dhimbjes dhe të besojmë se ai ka një plan për ne. Për këdo që e ka zemrën e thyer kjo është një këngë që të inkurajon.

Danny Gokey tregon për këngën: “Sa herë që ngjitem në skenë për ta kënduar këngën Kryevepër, mendoj për një gjë të përbashkët që ne ndajmë, ‘Dhimbjen’! Dhimbja mund të jetë shkatërruese. Shumë herë, për ne që i besojmë Perëndisë dhe që i kemi dhënë jetën tonë Atij, mund të ndihemi sikur kemi një rrugëdalje për të mos pasur dhimbje ne jete. Sidoqoftë kur përballemi me dhimbjen, ne dyshojmë nëse Zoti është i pranishëm në mes të asaj situate.

Nga e di unë këtë? E kam përjetuar vetë, kur humba gruan time. Kur eca mes depresionit, kur eca mes ankthit, kur përjetova gjëra të cilat nuk i ndaj me njerëzit. Shumë herë, zemra ime thoshte, ‘Zot unë të besoj por mendja ime thoshte, Zot, kjo nuk po funksionon, nëse ti më do, pse po e kaloj këtë?!’. Po sikur t’ju thosha se pikërisht dhimbja që ju po përjetoni tani, qoftë dhimbja e një varësie, e një divorci,  dhimbja e tragjedisë, apo çfarë do qoftë, po sikur Perëndia të dojë të përdorë pikërisht këtë gjë, e t’ju shërojë, t’ju ngrejë, e t’ju bëjë një zë për të sjellë shpresë tek ata që janë në dhimbje dhe po kalojnë të njëjtën situatë si ti?

Një nga vargjet e mi të preferuar, ku është mbështetur kjo këngë është nga Efesianëve 2:10, ‘Ne në fakt jemi vepra e tij.’ Pavarësisht se çfarë të kanë thënë të tjerët gjithë jetën, autori i jetës tënde, Krijuesi yt, që të solli ty në jetë dhe çdo gjë në ekzistencë, thotë se ti je një kryevepër, dhe je i ri në Krishtin Jezus, krijuar për vepra të mira. Nuk i di gabimet tuaja, varësitë, divorcin apo tragjeditë. Nuk e di i kujt ishte faji, por unë di që kur ti vjen tek Krishti, ti je një krijesë e re, dhe Bibla thotë thjesht, ju jeni krijuar për vepra të mira, që Perëndia përgatiti që më parë. Perëndia ka një plan për jetën tënde,  ndoshta zemra te thotë unë e besoj Zotin por mendja thotë se nuk po funksionon. Unë mendoj për këtë varg që ka qenë vargu ku jam mbështetur kur kam ecur përmes shumë situatave negative dhe të dhimbshme. Kur mendova se unë do të vdisja, ishte Perëndia, që ndonëse në lëndimin tim, e lejova atë të punonte. Dua t’ju kujtoj se Perëndia do të marr ato gjëra që ke kaluar, dhe ju do të ktheni kokës pas e do të thoni, ‘Perëndi jam i kënaqur që e kalova atë situatë, sepse jam më i fortë, jam më i vajosur.’ Ti je një kryevepër, mos hiq dorë, vazhdo përpara. Dhimbja do të kthehet në triumf dhe ke për të parë se plani i Zotit për jetën tënde do të mbetet i pandryshuar.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI