Edhe të suksesshmit e duan fundjavën sepse…

Një nga gjërat që bën diferencën mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre jo të suksesshëm është mënyra se si e kalojnë fundjavën. Njerëzit e  suksesshëm përfshihen në aktivitete gjatë fundjavës, duke u shkëputur nga puna në mënyrë që të rikthehen më të fuqishëm të hënave.

Këto janë aktivitetet e fundjavës që bëjnë diferencën te njerëzit e suksesshëm.

  • Shkëputu nga puna dhe mendo për planet e të ardhmes, ambiciet, dhe qëllimet.
  • Përtërihu dhe karikohu për të filluar javën suksesshëm të hënën, dhe përgatitu për gjithë javën.
  • Kalo kohë me familjen, miqtë, dhe të dashurit e tu.
  • Ndiq hobit apo pasionet e tua.
  • Bëj një udhëtim të shkurtër.
  • Bëj punë vullnetare.
  • Shkëputu tërësisht nga puna dhe email-et.
  • Krijo një dritare të vogël për punët dhe mos ua dediko gjithë kohën atyre.
  • Socializohu dhe tako njerëz të rinj.
  • Reflekto dhe medito.
  • Mos fli gjatë gjithë kohës, duke i bërë dëm trupit dhe ciklit të gjumit.
  • Mos rri vërdallë gjithë kohës duke u penduar më vonë për kohën e humbur.

Këto aktivitet fundjave të njerëzve të suksesshëm mund të duken si shumë perfekte për ti bërë, por sjellin përfitime që as nuk i imagjinon.

Ja ku janë 9 arsye pse njerëzit e suksesshëm i duan aktivitetet e fundjavës.

  1. Je më i lumtur gjatë fundjavës

Njerëzit zakonisht janë më të lumtur gjatë fundjavë se sa gjatë kohës së punës. Kjo e bën fundjavën kohën perfekte për tu kënaqur me aktivitete të kohës së lirë, për tu lidhur me të dashurit e tu, apo për të vendosur qëllime për të ardhmen që ëndërron.

  1. Ke më shumë kontroll të kohës gjatë fundjavës.

Ndryshe nga orët e ditëve të punës që janë të planifikuara, njerëzit kanë kontroll mbi kohën e tyre gjatë fundjavës. E vendos ti se si do ta kalosh atë kohë në mënyrën më të mirë. Mund të investosh kohën, mundin dhe energjinë te pasioni yt. Të jesh produktiv me kohën tënde do të të ndihmojë të përforcosh pozitivitetin.

  1. Nxjerr në pah edhe anën tjetër të karakterit

Personaliteti yt i fundjavës mund të jetë shumë ndryshe nga personaliteti që tregon në punë. Gjatë javës, njerëzit tentojnë të jenë më seriozë, të fokusuar, dhe ndonjëherë, pak më të stresuar. Fundjava është koha kur e largojmë të gjithë stresin dhe kënaqemi me atë kohë që e kemi vetë në dorë, pa u dashur të merakosemi për ndonjë gjë tjetër.

  1. Balancë e mirë në punë

Aktivitetet e fundjavës na ndihmojnë që të ruajmë një balancë në punën tonë. Nëse nuk ka balancë mes punës dhe jetës, personi stresohet, lodhet, dhe është më letargjik. Ndonjëherë, mungesa e balancës ka efekt negativ edhe te aftësitë sociale.  Të ruash balancën mes jetës dhe punës është jetësore për shëndetin fizik dhe faktorin social.

  1. Ditë më të lumtura jave

Një fundjavë e lumtur mundëson edhe ditë jave të lumtura! Koha cilësore e kaluar gjatë javës të ndihmon që të krijosh kujtime të bukura. Bëje zakon që të planifikosh diçka për fundjavën tjetër.

  1. Një shkëputje nga rutina

Aktivitetet e fundjavës të japin një pushim të merituar nga rutina e javës. Pushimi të ndihmon të përtërihesh, gjallërohesh, dhe të bën gati që të punosh fort të hënën. Duke bërë diçka që të pëlqen gjatë fundjavës, të shtyn të përmbushësh qëllimet  që ke për javën që vjen.

  1. Aktivitet fizik

Fundjava është koha kur mund të ushtrohesh, apo thjesht të bësh aktivitete që të ven në lëvizje. Të ulesh në një karrige 8-10 orë çdo ditë për gjithë javën ngadalë dhe gradualisht, e rrënon trupin tënd. Por të jesh fizikisht aktiv gjatë fundjavës eliminon rreziqet që mund t’i kanosen trupit tënd.

  1. Gjëra të reja

Aktivitetet e fundjavës sjellin mundësinë që të zgjerosh njohjet. Ato të japin mundësinë për të takuar njerëz të rinj, për të provuar gjëra të reja, dhe për të mësuar kultura të reja.

  1. Përfitimet për fëmijët

Aktivitetet e fundjavës nuk sjellin përfitime vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Këtu janë përfitimet e shumta të  një fundjave me aktivitete për fëmijët.

  • I mban fëmijët larg TV, smartphonave, tabletave, etj.
  • Fëmijët kuptojnë përfitimet e të qëndruarit jashtë duke eksploruar aktivitete të reja.
  • Rrit mirëqenien e fëmijës.
  • Të takosh njerëz të rinj eliminon shanset e vetmisë te fëmijët.
  • Aktivitetet në grup me familjen apo shokët ndihmojnë në zhvillimin e punës në grup dhe aftësive komunikuese te fëmijët.
  • Eksplorimet e fundjavës, i ekspozojnë fëmijët ndaj gjërave të reja dhe njerëzve të rinj.

Një aktivitet i ri fundjave dhe një pushim nga vështirësitë e javës është dera që duhet të hapësh për të gjetur suksesin që kërkon.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI