“God of beauty, Oh God of ages
Your love never fails, never changes
Oh for grace, You’ve made a way…

Erik Nieder Krash 2016 Erik  Nieder është një muzikant dhe drejtues i grupit të adhurimit në Amerikë, i cili kryesisht luan muzike pop te krishterë. Ai ka nxjerr në tregun muzikor dy albume por kënga “Made”(Krijuar) është një ndër më të pëlqyerat e tij. Ne këtë këngë ai ka dashur të tregojë veprën e Perëndisë në ne.

Erik na tregon se si e ka realizuar këtë këngë:

“Kur e kam shkruar kisha vetëm një qëllim, doja të ndaja historinë e Zotit, njeriut, rënies së njeriut dhe shpengimit, të gjitha këto rreth fjalës ‘krijoi’. Tek Zanafilla thuhet se Perëndia krijoi qiejt dhe tokën, dhe se njeriu u krijua sipas imazhit të tij, por për shkak të mëkatit njeriu krijoi një rrëmujë, përmes veprës në kryq Perëndia bëri një rrugë përmes Jezusit.

Tek Korintasve thuhet që nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re, ja gjërat e vjetra kanë shkuar, çdo gjë është bërë e re. Ne që jemi ndjekës të Krishtit jemi krijuar për ta adhuruar atë.”

Erik shpreson se ndërsa e dëgjoni këtë këngë të kujtoni se jeni krijuar sipas imazhit të Perëndisë dhe ne jemi bërë të rinj përmes veprës së tij në kryq dhe se jemi krijuar për ta adhuruar.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI