Kishëmbjellës anonimë

Veprat e apostujve, kapitulli 11, vargjet 19 deri në 21. “Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç Judenjve. Por disa prej tyre me origjinë nga Qipro dhe nga Kirenea, kur arritën në Antioki, filluan t’u flasin Grekëve, duke shpallur Zotin Jezus. Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.”

Këto vargje përshkruajnë mbjelljen e kishën në Antioki, një nga kishat më influencuese në historinë e Krishtërimit, jo thjesht vetëm të shekullit të parë. Kisha e Antiokisë, disa kapituj në pas, do të jetë kisha që dërgon Palin dhe Barnabën, në udhëtimin e tyre të parë si misionarë dhe con në mbjelljen e kishave në gjithë Perandorinë Romake. Udhëtimi i parë, i dytë dhe i tretë i misionarëve, filluan nga kisha e Antiokisë, dhe ajo që është interesante në këto vargje që flasin për mbjelljen e kësaj kishe, është se ne nuk dimë ndonjë nga emrat e njerëzve që e mbollën këtë kishë.

Kështu, thjesht thotë: “Por disa prej tyre,” vargun 20, me origjinë nga Qipro dhe nga Kirenea, kur arritën në Antioki, filluan t’u flasin Grekëve, duke shpallur Zotin Jezus. Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.”Është interesant mendimi se kjo kishë strategjike në historinë e Krishtërimit, u mboll nga disa njerëz, të cilëve nuk u dimë as emrat. Thjesht quhen ‘ata’ në Bibël dhe ata patën një ndikim të madh në përhapjen e Ungjillit, në botën që njihej në atë kohë dhe deri sot, në ditët tona. Dhe kështu, unë lexoj këto vargje dhe thjesht mendoj: “Është pikërisht kjo. Kjo është mënyra se si Perëndia ka përcaktuar për përhapjen e Ungjillit, në mbarë botën. Perëndia ka paracaktuar që Ungjilli të përhapet nga njerëz të zakonshëm,” dhe shpresoj që kjo të inkurajojë secilin prej nesh. Ne kemi tendencën të mendojmë: “Ah, nuk mund të përdorem nga Perëndia, sepse jam njeri kështu e njeri ashtu. Nuk e kam këtë dhunti, apo atë dhunti.”  Por që nga fillimi i Biblës, kur vjen puna tek zgjerimi i kishës, kjo është historia e përhapjes së Ungjillit, që nga fillimi. Dhe kjo ndodhi përmes disa njerëzve që, në Bibël, quhen ‘ata’ dhe ju jeni ‘ata’. Unë jam ‘ata’. Ne jemi të gjithë njerëz të zakonshëm, por Perëndia ka zgjedhur të përdorë njerëz të zakonshëm, për të përhapur lajmin më të mrekullueshëm, në mbarë botën. kështu, unë dua t’ju inkurajoj që të mos e nënvlerësoni atë që Perëndia ka paracaktuar për jetën tuaj, në lidhje me përhapjen e Ungjillit dhe të përparimit të Mbretërisë së Tij. Mos e nënvlerësoni rolin që Perëndia ju ka dhënë të luani, në mënyra që do të ndikojnë jo vetëm njerëzit në jetën tuaj sot, por edhe tek njerëz të tjerë përtej jetës suaj, kur ju ecni në bindje ndaj Tij. Kështu, unë dua të lutemi për këtë sot:

Oh, Perëndi, Unë lutem për jetën time. Unë lutem që cdo person që po e dëgjon këtë mesazh tani, të inkurajohet në zemër kur mendon, jo për dhuntitë që ka, apo aftësitë, apo se cfarë sjell në tryezë, por kur mendon për faktin se Kush je Ti, dhe se cfarë ke bërë në jetën e tij dhe për fuqinë Tënde të jashtëzakonshme, për të përdorur njerëz të zakonshëm, për përhapjen e  lavdisë Tënde në mbarë botën. Na ndihmo të lutemi përsëri. Ndihmoje secilin prej nesh të bëjë atë pjesë që Ti dëshiron të bëjë, në përhapjen e Ungjillit sot, në mbjelljen e kishave, në dërgimin e misionarëve. Zot, ne duam të jemi besnik në atë rol që Ti na ke dhënë, ashtu si ata burra dhe gra tek veprat e Apostujve 11 dhe ne lutemi që Ti ta përdorësh jetën tonë të zakonshme, në mënyra të jashtëzakonshme, përtej asaj që ne kërkojmë apo imagjinojmë, për hir të lavdisë Tënde, për përhapjen e Ungjillit Tënd. Ne lutemi në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI