Zbulimi i një sekreti . . .

Me vesh për muzikë, trup sportiv, e bukur, Marilyn Van Derber sfiloi në pasarelën e Atlantik Cityt, si e sapokurërozuara miss Amerika. Pasi e mbajti kurorën për një vit të tërë duke tërhequr një vëmendje të madhe, ajo iu fut një karriere tepër të shikuar prej folëseje.

Si mishërimi i një njeriu plot vetëbesim dhe vetëpërmbajtje, kjo drejtuese emisionesh në 23 speciale televizionesh, shërbeu gjithashtu për 16 vjet si lektorja e vetëm e jashtme femër në një korporatë të madhe.

Pastaj, 33 vjet më vonë, Marilyn doli në një podium shumë të ndryshëm, kësaj here për të dhënë një mesazh po aq shumë të ndryshëm: “Sonte po thyej heshtjen time. . . . Kjo do të thotë të thuash fjalët që nuk mund të thuhen.  Ajo vazhdoi të tregonte edhe më tepër: Qëkurse kam qenë 5 vjeç e derisa mbusha 18 e hyra në kolegj ku edhe banoja, babai më ka dhunuar seksualisht.

Si një folëse motivuese, Marilyn tani kishte një motivim të ri, një pasion për të ndihmuar viktimat e tjera të thyenin heshtjen, rikuperonin jetën e tyre e të shëroheshin më pas. Duke përshkruar tmerrin e saj të mbajtur të fshehur, ajo ka ndihmuar viktima të tjera të tregojnë tmerrin e tyre e t’i mbijetojnë turpit të tyre. Megjithëkëtë, ka edhe shumë viktima të tjera që ndodhen si në mes të një stuhie në jetën e tyre, e që qajnë përbrenda . . .

“Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua; frika dhe drithërimat më kanë rrethuar; tmerri më ka mposhtur. (Psalmi 55:4–5)

Atyre që e kanë zemrën e thyer dhe që ndihen të dekurajuar, Bibla u premton: “Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar.” (Psalmi 34:18)

Nxirre në dritë të fshehtën

Viktimat e abuzimit seksual gjatë fëmijërisë, janë në zgjedhë ndaj “të fshehtës”. Zbulimi i të vërtetës, është e vetmja strategji për thyerjen e fuqisë së të fshehtës. Për të hapur zemrën e viktimave, ofroi përkujdesje me dashuri dhe dhembshuri që buron nga Fryma e Perëndisë.

  • Lutu për mençuri mbinatyrore nga Perëndia.
  • Ofro një atmosferë të sigurt.
  • Pyet nëse femija është duke përjetuar diçka jo të rehatshme ose përshtjelluese.
  • Dëgjo, reflekto dhe vëzhgo me kujdes.
  • Lëri autoritetet të përcaktojnë të vërtetën.
  • Tregoji fëmijës që ti e beson atë.
  • Pranoje që kundravajtësi ka vepruar gabim.
  • Siguroje fëmijën që nuk e ka ajo fajin.
  • Konfirmoje që gjëja e duhur për t’u bërë është të “kallëzojë”.
  • Krijo një atmosferë të sigurt duke treguar dashuri dhe dhembshuri të vërtetë.

Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.(Fjalët e Urta 20:5)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI