Me të kaluar shtatzaninë dhe lindjen, ktheheni në shtëpi me beben tuaj dhe aty nisrrugëtimi juaj sëbashku.Është shumë e rëndësishme të ndiqni këshillat që merrni nga mjeku për kujdesin ndaj foshnjës suaj përpara daljes nga spitali, për periudhën neonatale. Kjo përfshin 28 ditët e para pas lindjes. Por cilat janë ato aspekte të cilave duhet t”u kushtohet rëndësi? Në një intervistë për TV7 Albania, Anne Kretschmer mami dhe punonjëse sociale në Gjermani u jep përgjigje shumë pyetjeve lidhur me higjienën apo problematikat e ndryshme që mund të hasni me beben tuaj.
–Kërthiza: Çdo nënë e re habitet nga pjesa e kordonit që mbetet pas lindjes dhe shumë prej tyre, nuk janë të sigurta sesi të kujdesen. Kjo është zona më e prekur nga infektimet sepse është një zone e hapur dhe mikrobet e paftuara, mund të përhapen dhe hyjnë më shpejt. Për këtë arsye është një vend që kërkon kujdesje të veçantë. Kërthiza duhet të jetësa më e thatë dhe e pastër: Rekomandohet të pastrohet baza e kërthizës me një garzë sterile dhe ujë fiziologjik një herë në ditë.
-Pampersi:Është e këshillueshme që pampersi të vendoset poshtë kërthizës në mënyrë që rreth kërthizës te kemi qarkullim të mirë të ajrit. Asnjëhere kërthiza të mos jetë e papastër as nga urinimi, as nga jashtëqitja.Ësshtë njëkujdesje e lehtë dhe shumë më e efektshme.
-Mos përdorni pudër: Mos përdorni pudër apo dezinfektim. Nëse lekura rreth bazës së kërthizës skuqet.dmth një skuqje mbi lëkurën e barkut rreth kërthizës kjo mund të jetë shenjë e një infektimi dhe tani një kontroll tek mjeku apo mamia është i pashmangshëm.
-Pas 7-10 ditët e para: Kërthiza bie brenda këtij afati kohor pas lidnjes. Në filim koordoni umbilikal është i lagësht dhe në ngjyrë të bardhë. Ditë pas dite, thahet e zvogëlohet më shumë dhe në fund ka ngjyrë të zezë. Mund të ndodhë që mund të rrjedhë edhe ndonjë pikë gjak, kur koordoni bie.Kjo është normale.Kujdes duhet të tregohet në vazhdim për një higjienë të mirë. Më pas do të shërohet shumë shpejt.
-Banjoja e bebit: Nënat që preferojnë një kujdesje natyrale, mund të përdorin ujë të pastër dhe vaj ulliri apo bajamesh.Nënat që duan të përdorin një sapun specifikisht për bebat, munden gjithashtu. Nëna duhet të zgjedhë një produkt pa parfum, pa vajera mineralë dhe një produkt pa konservantë.Ata përmbajnë disa përbërës që nuk i bëjnë mirë lekurës delikate dhe të depërtueshme të bebit.Kremëra, sapunët dhe locionet janë një lloj ngacmimi mbi lëkurën e bebit dhe një ndryshim i shpeshtë mund të rrisë riskun e alergjive.Parimisht them të përdoren produkte personale për bebet.
-Rrobat: Rekomandohen veshje natyrale si rroba prej pambuku ose produkte leshi sa më të buta, posaçërisht për bebet. Shmangni rrobat sintetike.Veshjet sintetike shpesh ngacmojnë dhe irritojnë.
-Veshja: Bebi të vishet me një rrobë më shumë sesa nëna. Në dimër për shembull me një pulovër apo bluzë më shumë sesa nëna dhe të mbulohet më një mbulesë të hollë. Kjo do të thotë se nuk duhet ta veshim bebin tepër trashë. Nëse fëmija ka një fytyrë në ngjyrë të kuqe, tregon se është veshur shumë trashë.Bebi nuk duhet të jetë veshur edhe tepër hollë.Nëse ndodh që gjatë ditëve të para të jetës, bebi ka duart dhe këmbët e vakëta, ose të ftohta, kjo për shkak se sistemi i rregullimit të temperaturës së bebit, nuk është aq i qëndrueshëm si tek një fëmijë apo i rritur.Kjo nuk tregon se bebi ka ftohtë. Tregon se trupi i bebit mëson rregullimin e temperaturës së trupit të vet. Në hapin e dytë, përqëndrohet në ekstremitete si duart dhe këmbët. Vendi qëna tregon më mirë nëse bebi ndihet ngrohet apo ftohtëështë rrudha e qafës. Duart dhe këmbët ndonjëhëre na gënjejnë.
-Veshët:Sekrecioni i veshit mbron kundër infektimeve dhe trupave të huaj të vegjël. Për këtëarsye , rekomandohet të pastrohet vetëm veshi i jashtëm, jo brenda kanalit të veshit. Me një garzë të butë, pastrohet vetëm veshi i jashtëm, aq thellësa mund të pastrohet nga gishti i nënës. Pambuku laget pak dhe pastaj fshihet veshi. Mos përdorni pambuk veshësh për të rritur sepse mund të shkaktojnë lëndime të rënda brenda veshit, si për shembull të daulles së veshit. Së dyti, dylli i veshëve shtyhet më thellë në kanalin e veshit dhe mund të bllokojë dëgjimin e foshnjes.
-Hunda: Çdo foshnje ka një lloj sekrecioni mbrojtës në hundë kundër trupave të huaj. Ka raste kur hunda bllokohet nga sekrecione dhe duhet të pastrohet.Këtu mund të përdorim një leckë të butë apo shami hundësh. Paloset në mënyrë që të krijojë një majë dhe më pas futet brenda hundës dhe rrotullohet disa herë. Kështu mund të pastrojmë hundët. Nëse ka sekrecion të thatë të hundës, e lagim me ujë dhe pas disa sekondash mund ta fshijmë
-Sytë: Pas lindjes foshnjat kanë sekrecione nga sytë.Sekrecioni mbron nga infeksionet dhe ka si funksion pastrimin. Nëmëngjes pas gjumit, sekrecioni i thatë gjendet tek qerpikët ose rreth syve. Zakonisht nuk është diçka problematike.Mund t”a lagim me një lecke me ujë tëpastër dhe pas 1 minute ta fshijmë. Pastrimi i syrit bëhet gjithmonë nga jashtëbrenda, tek hunda. Ky është drejtimi i natyrshëm i lotëve dhe në këtë mënyrë nuk cojmë bakterettek kanalet e lotëve. Gjithmonë nga jashtëbrenda. Nëse sekrecioni ka ngjyrë të verdhë ose jeshile, duhet tëdrejtoni tek mjeku për një vizitë pasi këto ngjyra mund të jetë shenjë e infektimit të syrit.
-Thonjtë:Zakonisht, një javë apo 2 pas lindjes mund të përdorimgershërët për bebe.Prerja e thonjëve rekomadohet gjatë gjumit pasi duart janë të relaksuara dhe nëna ka rehatinë e duhur për ti prerë. Rekomandohet të priten jo tepër shkurt pasi krijon dhimbje tek bebet.I prisni në mënyrë të rrumbullakët që bebi të mos gërvishë veten.
-Skuqje: Një rregull i mirëështë të përdorim pak sapun dhe sa më shumë ujë. Rekomandoj që të lajmë të pasmet e bebit vetëm me ujë të ngrohtë, pa kremëra, pa sapun.Përdorni vetëm ujë të pastër dhe pampers tëri. Vetëm në rastet kur ka skuqje përdorni një krem qëështë specifikisht për zonën intime të bebit.Kështu, ndikimi i kremit është më i mirë.Skuqjet mund të vijnë si pasojë e daljes së dhëmbëve apo ngacmimeve nga pelenat. Intervalet e duhura për të ndërruar pelenat është çdo 3-4 orë. Kur skuqja është e rëndë, rekomandohet të përdoret krem me zink.Ndihmëse në këto raste është që bebi për një farë kohe të rrijë pa pelena që ajri të qarkullojësa më mirë. Ose të ndryshohet lloji i pelenës.Një skuqje e gjatë dhe e rëndë mund të jetë shkaktuar edhe nga lloj myku që quhet sor.Për këtë duhet ekzaminim nga mjeku dhe trajtim.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur: