Në gjykatë, dëshmitarët janë njerëz të cilët dëshmojnë atë që kanë parë e përjetuar personalisht. Dëshmia e tyre mund të ndryshojë të gjithë përfundimin e gjyqit.
Tek “Veprat” 1:8 Jezusi u tha pasuesve të Tij: “Do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut”.
Që prej asaj kohe, dëshmimi ndaj të tjerëve për hirin shpëtues të Krishtit dhe dashurinë jetëndryshuese të tij, ka qenë privilegji i besimtarëve për këto dymijë vjet.
Mos harro që në një gjykatë, prova më e fortë që paraqitet është ajo e një dëshmitari okular.
Si i krishterë, ti je dëshmitari okular i Perëndisë ndaj atyre që ke përreth. Por bota jote jobesimtare mund të mos fillojë sapo të kalosh pragun e shtëpisë për të dalë, por për t’u futur brenda. Sfida jote më e madhe mund të jetë ajo e partnerit tënd martesor jobesimtar.
- Provimi i dashurisë
Si bashkëshort ose bashkëshorte e krishterë, bëji vetes këto pyetje:
A jam i/e duruar me partnerin tim martesor?
A jam duke kërkuar gjithnjë për mënyra se si të jem konstruktiv në martesën time?
A jam i/e kënaqur me jetën dhe martesën time?
A jam i/e shpejtë në mbrojtjen e reputacionit të partnerit tim martesor?
A jam i/e palëkundur në besimin që Perëndia po punon në jetën e partnerit tim martesor?
A jam gjithmonë me shpresë për të marrë më të mirën që Perëndia ka për martesën time?
“Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t`i përgjigjeni gjithsecilit”. (Kolosianëve 4:5-6)
- Trego qëndrime dhe karakteristika të ngjashme me Krishtin
Respektoje bashkëshorten/in tënd si një krijesë unike të Perëndisë. (Zanafilla 1:27)
Zgjidh ta duash pa kushte bashkëshorten/in tënd. (Ephesians 5:2)
Kërko miqësi pozitive me të krishterë të tjerë, e nëse është e mundur edhe me çifte të krishtera. (Fjalët e Urta 27:9)
Ki një ose dy të krishterë tek të cilët mund të tregosh gjërat në konfidencë. (Predikuesit 4:9–10)
Komuniko me dashuri, mençuri dhe mirëkuptim. (Fjalët e Urta 16:21)
Kur jeni vetëm për vetëm inkurajoje, ndërsa kur jeni në publik lavdëroje. (Efesianëve 4:29)
Përpiqu të ndryshosh veten, jo bashkëshorten/in tënd. (Luka 6:41)
Lëre Zotin t’i luftojë betejat e tua. (Eksodi 14:14)
Lutu për bashkëshorten/in tënd, kurrë mos e humb shpresën.
“Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t`u japë hir atyre që dëgjojnë”. (Luka 18:1)
- Besoji Perëndisë
Beso tek besnikëria e Perëndisë, se Ai do të punojë në jetën e bashkëshortit dhe bashkëshortes tënde si dhe në martesën tuaj. (2 Pjetrit 3:9)
Lëri mënjanë të gjitha pritshmëritë për qëndrime të ngjashme me të Krishtit, nga ana e partnerit tënd martesor. (2 Korintasve 4:4)
Kupto që kënaqësia jote nuk varet nga shpëtimi, apo gjendja shpirtërore e partnerit tënd martesor. (Filipianëve 4:11)
Përpiqu të kuptosh mesazhin e vërtetë të nënshtrimit biblik. (Efesianëve 5:21)
Drejtoju Krishtit i cili jeton në ty, që ai të të japë vullnetin dhe mënyrën e duhur të ndreqjes së gjërave. (Filipianëve 2:13)
“Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim”. (2 Pjetrit 3:9)