Jezusi po ndërmjetëson për ne!

Veprat e Apostujve, kapitulli 7, vargu 55: “Por ai,” Stefani, “mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Cfarë skene e mrekullueshme. Ne shohim përgjatë shkrimeve, se Jezusi paraqitet i ulur në të djathtë të Perëndisë, por këtu, e shohim të rrijë në këmbë, në të djathtë të Perëndisë. Në këtë moment, kur Stefani do të qëllohej me gurë, ai do të humbiste jetën, ngaqë kishte qenë një dëshmitar besnik i Krishtit, i mbushur me Frymën e shenjtë, sic e pamë tek Veprat e Apostujve 6, plot me Frymën e shenjtë, ai i nguli sytë nga qielli dhe sheh lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin, tek rrinte në këmbë, në të djathtë të Perëndisë, Ndërmjetësuesin e tij. Mendoj për këtë pasazh, që është një ilustrim i Romakëve, kapitulli 8, ku na mësohet se Vetë Jezusi po ndërmjetëson për ne, në të djathtë të Perëndisë. “Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson. Kush është ai që do t’i dënojë?” Jezus Krishti që vdiq, por më shumë se kaq, që u rikthye në jetë dhe është në të djathtë të Perëndisë, duke ndërmjetësuar për ne. Dhe vargjet që vijnë më pas, thonë: “Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?” Pikërisht kjo është ajo që po ndoidh tek Veprat e Apostujve 7. A do të na ndajë pikëllimi a përndjekja, nga dashuria e Krishtit? Cfarë thotë Romakëve 8? “Jo. Jo, u numëruam si dele për therje, Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.” Sepse asgjë, “as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

Oh, Veprat e Apostujve 7, është një ilustrim i përsosur i Romakëve 8, në fund të këtij kapitulli. Jezusi po ndërmjetëson për ne, duke qëndruar në këmbë, në të djathtë të Perëndisë, për ne. Kur ne ecim përmes vuajtjesh, kur ne përjetojmë përndjekje, vecanërisht atëherë kur shpallim Ungjillin e Jezus Krishtit, Ai qëndron për ne, si Ndërmjetësuesi ynë. Nuk mund ta imagjinoj dot, sa ndikim pati kjo, që Stefani të kishte guxim, ndërsa thotë: “Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Kjo e bëri më keq situatën. Ata filluan të bërtisnin e të thërrisnin me zë të lartë dhe u shtynë drejt tij dhe filluan ta qëllonin me gurë, por Stefani është i vendosur dhe thjesht po thotë: “Unë po jetoj për Të. Ai është ndërmjetësuesi im. Unë nuk kam frikë nga asgjë, madje as nga vdekja. Unë nuk kam frikë nga asgjë, sepse Jezusi është Shpenguesi dhe Ndërmjetësuesi im, në të djathtë të Perëndisë.”

Kështu, le të jetojmë sot, të guximshëm, në rrethanat ku jemi, se asgjë nuk mund të vijë kundër nesh dhe asgjë nuk do të na ndajë nga dashuria e Krishtit. Le të jemi dëshmitarë të guximshëm. Le të shpallim Ungjillin. Le të jetojmë me zell për lavdinë e Perëndisë, duke e ditur se kemi një Ndërmjetësues në të djathtë të Perëndisë. Ai jeton dhe lutet për ne dhe flet për ne.

Le të lutemi. Oh, Perëndi, faleminderit, faleminderit, faleminderit që dërgove Jezusin të vdiste në kryq, të ngrihej prej së vdekurish, të ngrihej në të djathtën Tënde dhe të ndërhyjë për ne. Oh, Perëndi, mendoj për cdo aspekt të jetës sime, ku kam nevojë për Ty, mendoj për ata që janë duke na dëgjuar dhe për cdo aspekt të jetës së tyre, ku kanë nevojë për Ty. Zot, faleminderit. Jezus, faleminderit që je në të djathtë të Atit pikërisht tani, duke na premtuar të na japësh cdo gjë që na nevojitet. Ne i mbajmë sytë nga Ty, si Ndërmjetësuesi ynë. Lutemi që Ti të sigurosh në jetën tonë. Na jep cdo gjë që na nevojitet: urtësi, forcë, paqe, guxim. Zot, cdo gjë që na nevojitet për të jetuar për lavdinë Tënde dhe për të mos pasur frikë në këtë botë, sepse asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria Jote. C’e vërtetë e lavdishme. Na ndihmo të jetojmë me këtë sdot dhe na ndihmo të jetojmë të përqëndruar trek kjo, në jetën tonë sot. Na ndihmo të jetojmë me sytë e ngulur tek Ti, duke parë nga Tui. Lutremi në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI