Ja rruga për t’u kthyer në shtëpi!

Çfarë e bën shtëpinë një ambient familjar? Kur kërkova në internet për këtë pyetje, lexova këtë:

Shtëpia është një vend ku ndjen ngrohtësi dhe rehati… Shumica nga ju jeni të rrethuar nga njerëz që i doni dhe që ju duan. Familja e bën shtëpinë një ambient familjar duke jetuar në të dhe duke e bërë të veçantë atë.

Ky nuk është një përkufizim i keq. Ja pse shtëpia fizike ku po jetoni, qoftë një vilë në Francë, një fermë në Kansas apo një kasolle në Mongoli, nuk ka rëndësi në udhëtimin e gjatë. Janë njerëzit e dashur në atë shtëpi që bëjnë ndryshimin.

Fjala “shtëpi” më tërhoqi vëmendjen ditën e kaluar kur po lexoja kapitullin 3 të Letrës së Parë të Pjetrit në Bibël. Në vargun 18 thuhet: “Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar (në shtëpi) te Perëndia.” Fraza “në shtëpi te Perëndia” më dha një ndjesi paqeje. Sigurisht, të qenit në shtëpi me Jezusin është përkufizimi përfundimtar i fjalës “shtëpi”. Pse? Sepse atëherë ne do të jemi me Atë që është dashuri. Mbi të gjitha, Ai erdhi në tokë dhe vdiq në kryq që një ditë ne të mund të jetojmë me Të. Mbani mend që Jezusi tha: “Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thosha: Po shkoj t’ju përgatis një vend. Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis një vend, do të kthehem përsëri dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.” (Gjoni 14:2-3).

Mbase shtëpia juaj këtu në tokë nuk është një vend me gëzim për ju. Merrni zemër, nëse Jezusi është Zoti dhe Shpëtimtari juaj, një ditë Ai do t’ju marrë të sigurtë në shtëpi pranë Vetes, në shtëpinë e përjetshme, me Atë që ju do “me një dashuri të përjetshme” (Jeremia 31:3).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI