A është rruga e Jezusit për ty?

Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.- Mateu 10 : 38

Do të jap ofrimin dhe do tëbëj punë vullnetare.” Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është ajo që Perëndia dëshiron nga ne. Nëse mund ta bëjmë këtë gjë me gëzim, mirë. Por Jezusi tha: “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë. Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë.” (Mateu 16:24-25).

Ndjekja e Jezusit është një praktikë e dorëzimit të përditshëm. Praktikisht fillojeni ditën në gjunjë sapo çoheni nga shtrati dhe lutuni kështu: “Jezus, jam e jotja sot. Dita ime është e jotja. Më përdor.”

Ndjekja e Jezusit përfshin dhënien e vetes Perëndisë dhe të tjerëve. Është e lehtë të mendosh se kur të kemi më shumë kohë, më shumë të ardhura, më shumë përvojë – do të jemi gati për të dhënë. Por mënyra e Jezusit është e kundërta. “Jepni dhe do t’ju jepet”, tha Jezusi. “një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t’ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t’ju matet edhe juve gjithashtu” (Luka 6:38).

Kay Arthur e shpreh qartë kur thotë: “Nëse nuk planifikoni të jetoni jetën e krishterë plotësisht të përkushtuar për të njohur Zotin tuaj dhe për të ecur në bindje ndaj Tij, atëherë më mirë mos filloni fare, sepse kjo është ajo që ka të bëjë krishtërimi… Nëse nuk synoni ta lini Krishtin të sundojë jetën tuaj, harrojeni krishtërimin; nuk është për ju.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI