Inkurajuesja personale

Lexo:Romakëve 8:31-39

“Gjeje se çfarë ndodhi sot,” tha Beni, duke e lënë derën të përplasej pas tij. “Dikush i liroi prapë bretkosat në laboratorin shkencor!” u përgjigj nëna, ndërsa po hiqte një tavë me biskota nga furra.

Beni qeshi dhe i tha: “Jo, Meti ka inkurajuesen e tij personale.” “Inkurajuesen e tij personale?” pyeti nëna. “Kjo po që qenka interesante.”

“Ishte eksperiment. Zonja Gjata donte të shihnim se si do të ndryshonte sjellja e një personi nëse ai do të kishte dikë që do ta inkurajonte gjatë gjithë kohës,” shpjegoi Beni kur u ul në tavolinë. “Ajo tha që mënyra se si njerëzit trajtohen mund të përcaktojë mënyrën se si ata ndihen për veten dhe për vendimet që marrin.”

“Të lumtë, zonja Krani! Dhe çfarë ndodhi?” brohoriti nëna.

Ndërsa u zgjat të merrte një biskotë Beni i tha: “Fillimisht ishte për të qeshur, por gjatë ditës, ishte shumë mirë. Zonja Gjata i kërkoi Elit të bëhej inkurajuesja e tij, kështu, sa herë që Meti bënte diçka të mirë, Eli e inkurajonte. Në fund të ditës, Meti po bënte gjëra të mira vetëm që të merrte inkurajime. Ai tha se kjo e bënte të ndihej mirë.”

“Kjo është fantastike! Mendoj se zonja Gjata ia paska arritur qëllimit të saj.” – tha nëna.

“Sigurisht që po! Kjo më bëri që ta dëshiroja edhe unë një person inkurajues. Do të ishte bukur të kisha dikë pranë meje gjatë gjithë kohës.” – pranoi Beni.

Nëna buzëqeshi. “Epo… dikush është gjithmonë pranë teje, dhe ti e ke inkurajuesen tënde!” tha ajo.

“Por ti nuk quhesh, mami! Ti nuk vjen dot pas meje në shkollë.” tha Beni duke qeshur.

Nëna iu përgjigj duke iu ulur pranë: “Jo, nuk jam unë. Një nga vargjet në Psalmin 118 thotë: ‘Zoti është për mua.’. Pra, në njëfarë mënyre, Perëndia është inkurajuesi yt. Bibla thotë: ‘Në qoftë e Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?’”.

Beni qeshi dhe tha: “Kjo po që tingëllon si inkurajim!”.

“Kur ti merr vendimet e duhura, Perëndia brohoret,kur ti studion shumë dhe bën më të mirën, Ai kënaqet me ty. Perëndia është gjithnjë atje për të të inkurajuar dhe për të të ndihmuar që të bësh gjëra të mira.” – vazhdoi nëna. Beni thirri:

“Uau! Unë kam inkurajuesin tim personal! Sa mirë!”. Ai qeshi dhe futi në gojë një kafshatë të madhe biskote.

A gëzohet Perëndia kur sheh vendimet që ti merr? Thjesht mendo, Ai është “me ty” kur duhet të vendosësh nëse duhet të studiosh shumë, nëse duhet të sillesh mirë me një fëmijë, nëse duhet të jesh i sinqertë ose nëse duhet ta ndihmosh dikë. Ai është “me ty” kur ti pyet nëse fëmijët ende do të pëlqejnë kur ti refuzon të bësh diçka të gabuar me ta! Ai është gjithnjë atje për të të inkurajuar që të bësh gjëra të mira.

Perëndia është me ty!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI